Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Putin përmend sërish Kosovën, tenton ta krahasojë me agresionin e tij ushtarak në Ukrainë

Putin-11

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka tentuar të nxjerrë një ekuivalencë të pa bazuar në mes të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetsk-ut dhe e Luhansk-ut, dhe opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, kështu duke e njohur në mënyrë tërthorazi pavarësinë e Kosovës.

Putin, gjatë bashkëbisedimit me sekretarin Guterres, ka bërë të ditur se ai vetë personalisht ka lexuar vendimin e GJND-së për Kosovën, dhe se me atë raste GJND-ja ka krijuar precedent dhe bazuar në këtë edhe dy krahinat separatiste të Donetskut dhe Luhanskut mund ta shpallin pavarësinë.

“Unë personalisht kam lexuar të gjitha dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për rastin e Kosovës, më kujtohet shumë mirë vendimi i GJND-së që thotë se në ushtrimin e të drejtës për vetëvendosje, një territor i caktuar i çdo shteti nuk është i detyruar të kërkojë leje për ta shpallur sovranitetin tek autoritetet qendrore të vendimit”, ka thënë Putin.

“Kështu u tha për Kosovën dhe ky është vendim i GJND-së. Të gjithë e mbështetën këtë vendim. Nëse është ashtu, atëherë Donetsku dhe Luhansku janë të drejtën e njëjtë ta shpallin pavarësinë e tyre dhe të mos marrin leje nga organet qendrore të Ukrainës, pasi është krijuar precedenti”, ka shtuar ai.

E në përgjigjen e tij, Guterres, ishte i prerë, pasi ai deklaroi se OKB, nuk e ka njohur subjektivitetin e Kosovës.

Megjithatë, Putin vazhdoi të insistojë duke cituar kështu opinionin e GJND-së mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, vetëm që ta arsyetojë pushtimin e Donetskut e Luhanskut, që janë dy territore separatiste në lindje të Ukrainës, pavarësinë e të cilave e ka njohur Rusia. /Albanianpost.com

Related Posts

Leave a comment