Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Edi Rama pakt të heshtur me Sali Berishën

rama-berisha2-780x405

, Ish drejtuesi i forcës politike Kuq e Zi, dhe ish nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu,ka qenë pjesë e emisionit  “Top Talk” në një lidhje live  me skyp, ku ndër të tjera ka komentuar dhe raportin midis kryeministrit Edi Rama dhe paraardhësit të tij, Sali Berisha. Në vlerësim të këtij raporti z. Spahiu është shprehur se Edi Rama dhe Sali Berisha kanë një pakt të heshtur, që ka ndikuar në nxjerrjen ende jashtë ndëshkimit ligjor të Sali Berishës edhe gjatë viteve të “rilindjes” së sistemit të drejtësisë. Fajtor për të cilin pa asnjë mëdyshje është Edi Rama. Sipas Z.Spahiu marrëveshjet jo gjithmonë janë të shkruara nga liderët politikë por funksionojnë underground. Në mbështetje të këtij vlerësimi, Kreshnik Spahiu ka thenë në ligjëratë të drejtë:

“PD-ja e ka 110 % betejën me SHBA-në dhe jo vetëm që nuk ka një betejë apo luftë me Edi Ramën por unë personalisht kam qenë dhe do t’i mbetem mendimit që garancia e vetme e mosprocedimit penal, i mos arrestimit të Berishës i mbetet pushtetit dhe Edi Ramës”.

Related Posts

Leave a comment