Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Karshillëk Putinit?/ NATO fillon stërvitjen në Poloni

NATO stervitje poloni

Forcat e Armatosura të Polonisë kanë nisur stërvitjet ushtarake me mijëra ushtarë të NATO-s.

Përmes një deklarate, Ministria polake e Mbrojtjes njoftoi këtë të dielë se Polonia është në mesin e 9 vendeve mikpritëse për stërvitjet e përbashkëta ushtarake shumëkombëshe, Defender Europe 2022 (DE22) dhe Swift Response 2022 (DE22), të mbajtura nga 1 deri më 27 maj, nën udhëheqjen e Ushtrisë Amerikane.

“Një total prej 18,000 trupash nga mbi 20 vende do të marrin pjesë në stërvitje… Sa i përketë stërvitjeve në tokën polake do të jenë rreth 7 000 trupa dhe 3 000 pajisje”thuhet në deklaratë, raportonPolandDaily24.
Sipas ministrisë, Defender Europe 22 është një stërvitje ndërkombëtare, bashkëpunuese dhe ciklike, e organizuar nga Forcat e Armatosura të SHBA-së për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA-së dhe NATO-s. DE22 dhe SR 22 i përkasin “një serie stërvitore mbrojtëse, ato nuk synojnë të sulmojnë asnjë vend” sa i përket situatës gjeopolitike në rajon.

Përveç ushtarëve të ushtrisë polake, trupa nga SHBA, Franca, Suedia, Gjermania, Danimarka dhe Britania e Madhe po marrin pjesë në stërvitjet DE 22 në terrenet stërvitore në Drawsko Pomorskie, Bemowo Piskie dhe Zagan, të vendosura në veriperëndim, veri dhe respektivisht rajonet perëndimore të Polonisë.

Sipas ministrisë, “korpusi V i SHBA-së është përgjegjës për komandimin e të gjitha forcave të përfshira në stërvitjen DE22.” Ushtria polake u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shpërndajnë informacione apo foto të kolonave të automjeteve ushtarake që pritet të lëvizin në të gjithë vendin në javët e ardhshme.

Related Posts

Leave a comment