Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

GJURMË ARRATISJESH NË KOHË MODERNE

25F67964-3DB4-4008-AE16-F3B7C0BADF89

Gerta BANDILLI

Sprovë kritike mbi librinGjurmë arratisjeshnga Natasha Shule

Tek  udh
ëtojmë në  jetët tona ne lëmë gjurmë dhe rrekemi gjithmonë t’ju japim atyre atë kuptimin e shenjtë  gjurmëve tona dhe të përdorim rëndom shprehjen e stërthënë që gjurmët duhet t’i lëmë  mbi shkëmb dhe jo në rërë. Kjo është vetëm njëra anë e medaljes .  Ana  tjetër  është se se sa thellë zhyten tek ne gjurmët e ngjarjeve tona. Çdo grimë jete na lë gjurmë, çdo buzëqeshje, çdo fyerje, çdo gëzim, çdo fakeqësi dhe ne e shohim veten si njërrugë të madhe me shenja  gjurmësh që nuk janë  veçse thinjat tona, rudhat tona, mendimet, fjalët, plagët dhe gëzimet tona. Këto gjurmë janë nyjet e lidhura në fijet e  jetëve tona pas tëcilave ne kapemi fort.

Na kanë lënë gjurmë prindërit, fëmijët, takimet e rastësishme apo të planifikuara, udhëtimet, leximet  dhe arratisjet.  Jo, ato  arratisjet nga realiteti me kuptimin figurative të fjalës për t’u treguar romantikë, por ato arratisjet në kuptimin e parë të fjalës që na kanë detyruar të braktisim një vend dhe në mënyrë tëpaligjshme të shkojnë në një vend tjetër. Janë këto arratisje gjurmët e të cilave i ndiejmë thellë në shpirt.

Duke iu referuar besueshmërisë gjeografike është normale qëtoka e huaj e parë që do shkelim janë vendet fqinjë. A nuk kemi ne si popull shembuj a fund arratisjesh?!   Arratisje nga mali, arratisje nga deti, arratisje nga liqeni dhe gjithmonë pas këtyre një heshtje varri që shoqërohej me një pyetje me një pyetje qëbëhej me sy, pa hapur gojën dhe që  ishte; çdo të ndodhë mëtej??

Njerëzit janë arratisur në çdo kohë. Nga e keqja të gjithë duam të largohemi, të gjithëve në pëlqen të arratisemi  nga ajo që na ngushton, nga varfëria, nga mungesa e lirisë, sepse gjëja më e shenjtë dhe më e shtrenjtë është liria. Nuk ka dhimbje më tëmadhe se të fantazosh sikur je i lirë, madje as të mos fantazosh dot, sepse kufijtë e vendosura mbi jetën e shqiptarit, ruheshin nga qeni, nga armët, nga syri i shtetit dhe nga kujdesi  i fqinjit për të treguar zellin ndaj pushtetit.

Kostot e atyre arratisjeve ishin të mëdha. Edhe pot ë vritej nëkufi i arratisuri, edhe po të kalonte në shtetin fqinj, familja do t’inënshtrohej një kalvari përndjekjesh, dhimbjesh, shpërfytyrime çmendurie e deri në humbjen e identitetit.  

Pastaj koha solli arratisje kolektive, të ngjashme me eksode biblike, oborre ambasadash  të mbushura plot me njerëz me kokën ulur dhe lotë që pikonin nga sytë, me anije që udhëtuan përtej kapacitetit të tyre, me shpresën për një jetë më të mirë. Pra, ndodhi edhe kjo, gjëja e ndaluar për ne, që mijëra e mijëra vetë të braktisnin  çdo gjë, sepse kur pikon edhe pika e fundit qëderdh gotën , nuk ka më durim, nuk ka më arsye. Pastaj erdhi njëarratisje tjetër, më e ëmbël kjo, më e dashur, përtej oqeanit na priste toka e bekuar, toka e premtimeve të mëdha, toka ku mund të shfrytëzosh çdo mundësi.

U shoqërua ky lloj emigracioni me bashkime familjare, histori suksesi, histori disfatash, identitete të rreme, pasaporta false, pjesë historish të turpshme, të dhimbshme, pjesë historish tëmbijetesës.

Pikërisht këto histori rrjedhin si ujë i lumit në rrëfimin e NatashaShules. Një rrëfim i gjallë e që të mban në çdo moment tëndezur kuriozitetin, dëshirën për të mësuar se çdo të ndodhë mëtej.

Në fakt romani nuk ka qëllim të na tregojë si. Si zhvillohen ngjarjet apo si personazhet në moment e situate të ndryshme, sesa ndjesitë si u ndjenë personazhet  në këto situate se si u ndjemë ne që lexuam këtë roman.  Ana psikologjike dhe sociale e personazheve ka shumë rëndësi për autoren. Në gjithërrugëtimin e arratisjeve të shqiptarëve është e rëndësishme tëdimë si. Askush nuk u tregoi sit ë zotëronin ndjenjat, tëpërballonin mallin, shkëputjen, askush nuk u foli për mendësinëe vendeve ku shkuan e ku ishin gjithmonë të huaj. Dhe kur arrinin të përshtatesin, do të kishte gjithmonë njerëz të kësaj ane që do t’i keqkuptonin, që do t’i paragjykonin e do të kërkonin qëata të mbeteshin ende në mendësinë e vjetër vetëm për faktin se nuk I përshtateshin menësisë së tyre.

Janë copëza kujtimesh të emigrantëve, fate, ndjesitë, ngjarjet historike në kohë, të vërteta të pathëna, që i dimë të gjithë, por heshtim, përplasje mendimesh mes brezash, brejtje ndërgjegjeje apo mbartje fajesh. Është romani ku mendime dhe kujtime do tëbëhen bashkë. Dhe tek përvijohen ndjesi pas ndjesie, tek shkel në vende që këput tela me gjemba që kalon me anije e në fund tek merr fluturime me krahë të lirë, autorja të tregon se tëvetmen gjë që nuk tregon se të vetmen gjë që nuk duhet tëharrojmë është nga vijmë dhe kush jemi.

A i dimë ne të gjitha ndjesitë e zemrës të një të arratisuri, ku ka mall për kthim dhe dëshirë për të sfiduar gjërat e reja të tokës sëhuaj. Ajo copëza e pathënë, dyshimet, frikërat, mëdyshjet, harresat, ndryshimi  i zakoneve dhe mentaliteteve që nuk I kemi ditur na i thotë Natasha. Çdo histori emigrant është e njëjtë dhe e ndryshme njëkohësisht. Asnjë emigrant apo i arratisur nuk ka patur fat  të njëjtë me tjetrin, po ata i ka bashkuar trishtimi i largimit, kujtimi i asaj që lanë pas, dëshirat që i harruan rrugëve të vendlindjes etja për të dëgjuar  gjuhën e prindëve dhe në fund fare malli i atdheut. Por, kohët kanë ndryshuar dhe dëshira e gjithësecilit për të jetuar ku dëshirojnë është një e drejtëthemelore e individit.

Vetëm se në largimin tonë na mbetet  në zemër një fjalë; Shqipëri, që siç do të thoshte Konica tek priste letra prej vendlindjes: “Ajo më e zbrazura letër, ajo fjala më e vogël, na sjell, kur vjen nga Shqipëria, një gaz të parrëfyeshëm, se na sjell një copëz të atdheut, mbetet fjala më e shtrenjtë
Jetojmë në epokën e pestë të teknologjisë dhe zhvillimit, largësitë zvogëlohen, mendësitë janë të tjera  e megjithatë ne nuk heqim dorë nga dëshira jonë e kahershme mijëra vjet mëparë; të jemi nomadë e të zbulojmë botë të reja…

*Ky shkrim është pjesë e serisë së shkrimeve në kuadër të projektit “Rrjeti i kritikës letrare”, mbështetur nga projekti READ, financuar nga Bashkimi Europian.


 

Leave a comment