Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Momenti i sikletshëm! Këngëtarja e famshme bie nga karrigia me këmbët përpjetë (VIDEO)

-640-0-6270e5cc08e9f

Këngëtares së famshme, Katy Perry, i ka ndodhur një incident i pakëndshëm në episodin e së dielën në “American Idol”. Ajo kishte zgjedhur një veshje të pazakontë pasi u shfaq e veshur si sirena Ariel, e pikërisht kjo e bëri atë që të binte nga karrigia.

Në momentin që Katy ra, menjëherë shkuan pranë saj anëtarët e tjerë të jurisë, Lionel Richie dhe Luke Bryan. Gjithashtu edhe prezantuesi i spektaklit, Ryan Seacrest, vrapoi nga skena drejt asaj sapo dëgjoi zhurmën.

Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja shihet momenti kur 37-vjeçarja e veshur me kostumin e personazhit të famshëm të animuar bie në dysheme me këmbët përpjetë.

“A jeni mirë?”, e pyeti Ryan, ndërsa Katy u përgjigj “Po”.

“Ajo është mirë”, tha Ryan ndërsa e ngritën dhe e çuan përsëri në karrigen e saj.

Ndërsa publiku më pas shpërtheu në brohorima ‘Katy! Katy! Katy!’ dhe ajo vetëm buzëqeshi.

Ndërkohë video e saj është bërë menjëherë virale në mediat sociale. Katy Perry është anëtare e jurisë së “American Idol” që nga viti 2018.

Momenti i sikletshëm! Këngëtarja e famshme bie nga karrigia me

Momenti i sikletshëm! Këngëtarja e famshme bie nga karrigia me

Momenti i sikletshëm! Këngëtarja e famshme bie nga karrigia me

Related Posts

Leave a comment