Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shakaja “pa kripë” me macen i kushton rëndë/ Arrestohet i riu shqiptar në Greqi

-640-0-6270d9e425efc

Një shqiptar, i cili ka dhunuar një mace dhe më pas e ka hedhur në det është arrestuar në Greqi.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon të riun shqiptar teksa e josh kotelen me ushqim dhe më pas e gjuan me këmbë duke e hedhur në det, ka irrituar irrituar qytetarët në Edipsos. Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi dhe nga të gjitha kërkohej dënimi i shqiptarit për aktin e dhunës ndaj kafshës.

Lajmin për arrestimin e tij e ka dhënë ministri grek i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos, i cili ka njoftuar në Twitter se policia ka marrë pm ndaj të riut.

“Pak më parë policia greke ka arrestuar një person që ka goditur me shkelma dhe ka hedhur në det një kotele”, tha ai në postimin e tij.

“Dhuna ndaj kafshëve është e papranueshme. Qeveria ka miratuar një ligj të rreptë për të mbrojtur kafshët nga abuzimi, i cili tashmë është në fuqi, por në çdo rast është çështje humanizmi dhe kulture. Jam thellësisht i trishtuar nga ata që keqtrajtojnë kafshët dhe ata që e tolerojnë atë. I përgëzoj nga zemra ata që e ngritën këtë çështje. Arsyeja tashmë i përket drejtësisë greke”, shtoi ai.

I riu i lindur në vitin 1992, është me origjinë shqiptare dhe është arrestuar në banesën e tij. 30-vjeçari është i skeduar për drogë dhe është identifikuar nga tatuazhi në këmbë, i cili shfaqet në video. Në Greqi torturimi i kafshëve është një vepër penale dhe dënohet me gjobë deri në 50 mijë euro dhe dënim me burg deri në 10 vjet.

Related Posts

Leave a comment