Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ulen këmbëkryq në rrugë, banorët e Rinasit sërish në protestë

78787878-770x423-1

Për të dytën ditë radhazi banorët e Rinasit kanë dalë në protestë, kundër vendimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar që e devijon lëvizjen drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, duke e bërë me një sens lëvizjeje.

Të ulur në asfalt banorët kanë bllokuar aksin rrugor në drejtim të Rinasit. Ata kërkojnë njëzëri që rruga të kthehet me dy sense lëvizje.

Banorët thonë se janë qindra familje që preken nga bllokimi i rrugës, ndërsa shumë fëmijë duhet të përshkojnë një rrugë shumë të gjatë për të shkuar në shkollë.

“Neve na kanë bllokuar arterien kryesore. Ambulanca në Rinas, shkolla është këtu. Për 2 kilometra duhet të dalim 20 kilometra. Kemi duruar sa kemi duruar, nuk shkon më kjo punë. Nëse hapet kjo jemi në rregull edhe ikim”, është shprehur një prej banorëve.

Related Posts

Leave a comment