Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pozoi pa asnjë rrobë veshur pranë një peme, bukuroshja ruse rrezikon burgun(Foto)

Capture

Një influencuese ruse e jogës po përballet me deri gjashtë vjet burg dhe gjobë prej 55 mijë paund, pasi ka pozuar krejtësisht e zhveshur nën një pemë të shenjtë në Bali.

Ylli i “Instagram”-it, Alina Yoga, postoi në rrjetet sociale disa nga pozat e realizuara për setin e saj fotografik më të ri në Indonezi. Ajo shfaqet nudo teksa mbështetet në pemë.

Pozoi pa asnjë rrobë veshur pranë një peme, bukuroshja ruse

Këto imazhe janë parë nga sipërmarrësi balinez, Nihul Djelantik, i cili ka kërkuar që të ndërhyjnë autoritetet lokale. Sipas tij, bukuroshja ruse ka pozuar e zhveshur në pemën 700-vjeçare, shumë e njohur në vend.

Tani, Alina, mund të përballet me deri në gjashtë vjet burg nëse shpallet fajtore sipas ligjive lokale të pornografisë.

Pema ndodhet në Tempullin Babakan në Tabananm në ishullin indonezian të Balit. E për shkak se pema gjigante konsiderohet e shenjtë për vendasit, imazhet nudo ndezën zemërim menjëherë.

Pozoi pa asnjë rrobë veshur pranë një peme, bukuroshja ruse

Fuming Djelantik tha se zyrtarët e emigracionit tani janë në kërkim të ruses që doli e gjitha e zhveshur pranë pemës. Nga ana tjetër, Alina që ka parë reagimet e ashpra, ka vendosur që t’i fshijë këto fotografi dhe ka kërkuar falje përmes një video të postuar më 4 maj.

Në videon në fjalë, ajo shfaqet plotësisht e veshur dhe shprehet: “I kërkoj falje të gjithë popullit balinez dhe indonezian, pendohem për veprimet e mia. Jam shumë e turpëruar, nuk doja të ofendoja në asnjë mënyrë asnjë njohuri për këtë vend. Unë thjesht u luta nën një pemë dhe shkova direk në stacionin policore për të shpjeguar këtë incident dhe për të kërkuar falje”.

Pozoi pa asnjë rrobë veshur pranë një peme, bukuroshja ruse

Zëdhënësi i policisë së Tabanan, Ranefli Dian Candra, ka konfirmuar se Alina ishte dorëzuar tek autoritetet dhe se çështja do të vazhdojë të procedohet. Por nuk ka treguar se çfarë dënimi ka të ngjarë të vendoset për bukuroshen ruse.

Pozoi pa asnjë rrobë veshur pranë një peme, bukuroshja ruse

Pozoi pa asnjë rrobë veshur pranë një peme, bukuroshja ruse

Pozoi pa asnjë rrobë veshur pranë një peme, bukuroshja ruse

Related Posts

Leave a comment