Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

-640-0-6279f73870096

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, të cilat më të dukshme do të jenë në shtrirjen lindore. Por orët e mesditës dhe pasdites zhvillojnë vranësirat, duke krijuar mundësi për shira të pakta në zonat malore dhe pjesërisht në zonat e ulëta.

Sipas MeteoAlb, pjesa më e madhe e vijës bregdetare do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur nga 7 gradë Celsius deri në 24 gradë Celsius.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2-ballë.

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

Related Posts

Leave a comment