Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Cila është shprehja më e përdorur në shtëpinë e saj? Dua Lipa e thotë në shqip për prestigjiozen “Vogue”

Capture

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, prej disa vitesh po shijon arritjet e saj të jashtëzakonshme në tregun muzikor. Ka pak kohë që ndodhet në turneun botëror “Future Nostalgia”, ku po mban koncertet e saj një pas një.

Por së fundmi, Dua ka qenë pjesë e intervistës së famshme të “Vogue”, konkretisht në rubrikën “73 pyetje me Dua Lipën”.

Ylli shqiptar ka bërë një mori deklaratash gjatë pyetjeve, ku ka folur për familjen e saj, jetën personale dhe atë profesionale. Ndër të tjera, Dua Lipa ka thënë se është “single”.

Cila është shprehja më e përdorur në shtëpinë

Por jo vetëm kaq, pasi Lipa nuk është kursyer aspak që të tregojë edhe shprehjen më të përdorur shqip në shtëpinë e saj.

“Çka ka me ngrënë”, është shprehur shqip këngëtarja e hitit “Levitating”. Jo vetëm kaq, por ajo tha se nëna e saj është një kuzhiniere shumë e mirë. Madje, përgatit shumë ushqime tradicionale shqiptare.

Nga ana tjetër, ajo ka rrëfyer se këngën e saj të parë e ka shkruar rreth moshës 4 ose 5 vjeçe për nënën e saj në gjuhën shqipe.

Dua asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën e saj, përkundrazi, në shumë intervista ajo ka folur edhe shqip.

Related Posts

Leave a comment