Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Javë e ‘mallkuar’ për turistët e huaj në Shqipëri/ 3 të vdekur, 3 të plagosur dhe dy të humbur

-640-0-627be401ea972

Kishin ardhur për pushime në Shqipëri por nuk e dinin që për disa udhëtimi do kthehej në aventurë e për disa jeta do merrte fund tragjikisht. Statistikat ishin jo të mira për turistët e huaj këtë javë në vendin tonë, pasi diku një aksident e diku tjetër një incident gjatë ecjes në shtigjet e thepisura të maleve i morën jetën 3 turistëve.

Të premten, dy turistë polakë, burrë e grua, përkatësisht Waldemar Makowski dhe Marta Makowska, po bënin tour-in e tyre nëpër Shqipëri me motor. Por një aksident tragjik në qytetin e Shkodrës, i dha fund jo vetëm udhëtimit por edhe jetës së tyre.

Pasi kishin vizituar disa qytetet të Shqipërisë, çifti bashkëshortor po udhëtonin me motorin e tyre drejt Shkodrës me destinacion alpet e veriut por pësuan një aksident të rëndë në kufirin që ndan Shkodrën me Lezhën.

Ata u përplasen me  një automjet tip Golf 5 që drejtohej nga një 27-vjeçar nga Puka. Goditja ishte fatale për çiftin polak, duke gjetur vdekjen në vend, ndërsa pamjet treguan se përplasja ka qenë aq e fortë sa pjesët e motorit janë shpërndarë në të gjithë rrugën.

Në po të njëjtën ditë, dy turiste nga Tunizia, të moshave 46 vjeçe dhe 41 vjeçe, duke eksploruar natyrën në zonën e Valbonës, kanë humbur rrugën në një zonë të thellë. Duke u munduar për të dalë nga terreni i vështirë, kanë marrë dëmtime të lehta në këmbë dhe në krahë. Rreth orës 16:50, turistet kanë njoftuar Policinë, për të kërkuar ndihmë.

Menjëherë nisën kërkimet nga shërbimet e Postës së Policisë në Valbonë dhe pas 3 orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e dy turisteve, në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës” Turistet u transportuan me ambulancë në spitalin e Tropojës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dje, ekspedita e 3 turistëve gjermanë përfundoi në një makth të vërtetë pasi teksa bënin hiking në zonën e Thethit, ata kanë rrëshqitur duke rënë në humnerë. Një prej tyre humbi jetën dhe u deshën orë të tëra që trupi të merrej nga helikopteri për shkak të zonës së vështirë. Dy të tjerët përfunduan me plagë në trup, por po trajtohen në spital.

Mesditën e sotme ka shpëtuar për mrekulli një turist francez, i cili u përfshi në një aksident të frikshëm në zonën e Matit. Makina e tij ka përfunduar përmbys jashtë rrugës, megjithatë, francezi u ndihmua nga banorët e fshatit Gjoçaj.

Një përvojë jo të këndshme përjetoi edhe një turist skocez në Divjakë. Ai zbuloi trupin e pajetë të një 40-vjeçari, që sipas hetimeve të policisë rezultoi të ishte përplasur nga një makinë teksa ecte me biçikletë./GSH

Related Posts

Leave a comment