Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sekrecionet vaginale, çfarë tregon ngjyra e tyre?

hutterstock-1972824035_ff-780x439

Sekrecionet vaginale janë dukuria më normale dhe e rregullt gjatë ciklit të çdo gruaje, pavarësisht se sa ndonjëherë na shqetëson apo edhe është e pakëndshme

Sekrecioni normal vaginal është një funksion i trupit që është një mënyrë e shëndetshme dhe natyrale për të mbrojtur vaginën tuaj.

Dhe ndërsa shumica prej nesh nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar kur bëhet fjalë për sekrecionet, disa lloje të sekrecioneve vaginale mund të jenë një tregues i infeksionit, transmeton Telegrafi.

Llojet e sekrecioneve vaginale

Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të sekrecioneve vaginale. Ato ndryshojnë në ngjyrë dhe konsistencë. Ndërsa disa lloje janë plotësisht normale, të tjerat tregojnë një gjendje që kërkon trajtim…

I bardhë

Sekrecioni i bardhë në fillim ose në fund të ciklit menstrual është plotësisht normal. Megjithatë, nëse shoqërohet me kruajtje dhe duket si copëz e vogël djathi, ndoshta është një tregues i një infeksioni kërpudhor.

Transparent, i holluar sikur ujë

Ky lloj sekrecioni është më normal. Mund të shfaqet në çdo kohë gjatë muajit, por mund të jetë veçanërisht i dukshëm pas stërvitjes.

Transparent, i zgjatur

Ky sekrecion, i cili ngjan me të bardhat e vezëve të papërpunuara, tregon se ka shumë të ngjarë të keni ovulim. Kjo është një kohë ideale për t’u angazhuar për të ngelur shtatzënë, sepse atëherë jeni më pjellore (ose, nëse ky është qëllimi juaj, për të shmangur shtatzëninë duke përdorur kontracepsion).

Sekrecion i kafenjtë, i përgjakur

Sekrecioni në fund të ciklit tuaj mund të duket ngjyrë kafe, menjëherë pas menstruacioneve, dhe këto janë “shenjat e fundit” të tij. Megjithatë, edhe gjatë ciklit, mund të vëreni sasi të vogla gjaku midis menstruacioneve.

Nëse gjakrrjedhje në formë pikash ndodh në vend të menstruacioneve, mund të jetë një shenjë e shtatzënisë së hershme. Në disa gra, gjakrrjedhja në formë pikash mund të jetë një shenjë e qartë e ovulacionit. Nëse vëreni gjakrrjedhje gjatë fazave të hershme të shtatzënisë, mund të jetë një shenjë e abortit.

Në raste të rralla, sekrecionet ngjyrë kafe ose të kuqe janë një shenjë e endometriozës apo edhe një tumori. Është e rëndësishme që të shkoni për kontrolle të rregullta te një gjinekolog dhe të bëni testin PAPA.

I gjelbër ose i verdhë

Kur sekrecioni është ngjyrë jeshil ose i verdhë, i trashë dhe i shoqëruar me një erë të pakëndshme peshku, kjo nuk është një shenjë e mirë. Ky sekrecion tregon një infeksion, por shpesh mund të jetë një shenjë e trihomoniazës.

Nëse keni sekrecione të pazakonta me simptoma të tjera, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj. Simptomat përfshijnë dhimbje barku, humbje peshe të pashpjegueshme, lodhje, urinim të shpeshtë…

Leave a comment