Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Horoskopi për ditën e sotme, 16 maj 2022, shenjat që e nisin javën ‘ters’

auto_auto_auto_auto_horoskopi-21620583666162300329516459903531647195658-780x405

Dashi: Në dashuri, ca gjëra duhet ti shihni më qartë. Është e vërtetë se mund të përballoni të jeni herë të mirë dhe herë të këqij, por, nëse një histori ju ka lodhur do të ishte më mirë ta rishikoni, mos zvarrisni më asgjë. Nga ana tjetër në punë ka shumë emocione, nëse doni të bëni ndonjë propozim apo keni një ide, kjo është koha më e mirë.

Demi: Në dashuri mund të ketë dallime të vogla në çift, por asgjë të pazgjidhshme. Në punë, favorizohen intuitat, prandaj nëse keni nuhatje për gjëra që lidhen me punën, shpalosini gjërat që dini, por bëjeni këtë para të tjerëve.

Binjakët: Favorizoni lidhjet e reja dhe kjo është koha e duhur për t’u dhënë pas emocioneve të reja. Në punë, nga ana tjetër, rekomandoj kujdes në udhëtime dhe në përgjithësi në gjërat tuaja të ditës.

Gaforrja: Në dashuri tani nuk doni thuajse fare të angazhoheni, ndoshta keni prioritete të tjera. Në punë, nga ana tjetër, përpiquni të jeni më diplomatikë, kushtojini vëmendje fjalëve që thuhen, mesazheve që ju jepen.

Luani: Mëngjesi i kësaj të hëne 16 është pak stresues, përpiquni të mos e teproni. Rimëkëmbja nis nga pasditja. Në punë, megjithatë, ka mundësi të reja në horizont dhe ju keni të gjitha kartat për t’u përgatitur për skenarin më të mirë!

Virgjëresha: Takimet janë të frytshme nëse ndodhin gjatë tre ditëve të ardhshme. Prandaj, nëse jeni beqar mos u mbyllni në shtëpi! Në punë, nga ana tjetër, kushtojini vëmendje shpenzimeve dhe teksa flasim për vendin e punës, mendoni që ka nevojë dhe për pak kreativitet.

Peshorja: Në dashuri mëngjesi përballet nga një nisje jave të tipit slowmotion, megjithatë orët e pasdites do të njohin një përmirësim. Në punë, gjërat nuk duket se po shkojnë vaj, ka disa shqetësime ekonomike, ndaj, sytë katër!

Akrepi: Në sferën e ndjenjave, me Hënën në shenjën tuaj nuk do të mungojnë emocionet, sidomos ato të rejat. Prandaj, nëse jeni të interesuar për një person, përparoni. Në punë, nga ana tjetër, kushtojini vëmendje shpenzimeve, duhet të përpiqeni të rikuperoni një ekuilibër ekonomik.

Shigjetari: Ky qiell është i bukur për ndjenjat, sidomos për statusin single. Ndaj, nëse jeni vetëm, filloni duke hedhur sytë përreth. Mos mendoninse do të ndodhë me orë fikse, madje në mesditë përjashtoj që mund të lindin njohje të veçanta. Në punë së fundmi ka pasur disa shpenzime, vëmendje me shefat dhe kontakte.

Bricjapi: Java e re flet shumë për ju dhe favorizon ndjenjat, ndaj nëse ndjeni për dikë, demonstrojeni. Në punë, kjo periudhë aktuale është mjaft intriguese, favorizohen sidomos profesionistët e lirë.

Ujori: Në dashuri po vijnë emocione të reja, nëse së fundmi keni pasur një takim të veçantë, zhytuni pa hezitim drejt një konsolidimi lidhjeje. Nga ana tjetër në punë ka një atmosferë ndryshimi, duke favorizuar bashkëpunime të reja. Ata mund t’ju çojnë larg.

Peshqit: Për ndjenjat, mëngjesi duket si i përfshirë nga një gjendje stanjacioni. Pa problem sepse pasdite do të jeni në gjallërim sërish. Nëse jeni në ekuilibër mes dy historive, mund të keni ndjenja të përziera. Në punë, megjithatë, duhet pak kujdes, lexoni mirë të gjitha klauzolat e një kontrate.

Related Posts

Leave a comment