Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

U mbulua nga zhavori pas përplasjes/ Ky është 28-vjeçari që humbi jetën tragjikisht duke punuar në bypasin e Vlorës

-640-0-62822de1cad73

Klajdi Kaja, 28 vjeç dhe Armanda Beu, 32 vjeç, humbën jetën ditën e djeshme tragjikisht teksa po punonin në bypasin e Orikum-Kaninë në Vlorë.

Burime nga grupi i hetimit thonë se shkak për aksidentin dyshohet  se ka qenë shpejtësia. Drejtuesi i kamionit së bashku me pasagjerin kishin ngarkuar kamionin me zhavor dhe ishin duke zbritur nga zona e Kaninës për në Orikum.

Të dy djemtë po punonin duke transportuar zhavorrin për ndërtimi ne rrugës me kamion, kur humbën kontrollin e mjetit dhe u përplasën me një shkëmb. Përplasja ishte aq e fortë sa të dy djemtë u hodhën nga dritaret, dhe u mbuluan më pas me zhavorrin që u derdh nga kamioni. Kjo e bëri shumë të vështirë gjetjen e tyre, teksa trupi i Klajdi Kajës qëndroi për disa kohë nën zhavor pa u gjetur.

Nuk dihet nëse ka pësuar defekt apo nuk kanë funksionuar frenat, por sipas policisë drejtuesi i automjetit ka tentuar të manovrojë nga frika se mos dilte nga rruga dhe binte poshtë në humnere duke u kthyer në mes të rrugës dhe është përplasur me anën e shkëmbit.

Leave a comment