Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E trishtë/ Vdes në spital 22-vjeçarja që u aksidentua në Fier, në gjendje të rëndë shoqja e saj

-640-0-6284a592930a6

Ergesa Ibrushi ka humbur jetën ditën e sotme, pas dy javësh në luftë me vdekjen.

22-vjeçarja u plagos rëndë pasditen e 5 majit, pasi automjeti në të cilin ajo ishte pasagjere u përplas me një mur në zonën e Fermës, në aksin rrugor Fier-Seman.

Automjeti drejtohej nga shoqja e saj, e cila është në gjendje të rëndë në spital për shkak të plagëve të marra nga aksidenti. Lajmin për vdekjen e 22-vjeçares e  ka dhënë shkolla e mesme “Petro Sota, ku ajo ka qenë nxënëse në nj mesazh ngushëllimi.

“Me hidhërim të madh ne, si staf pedagogjik i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, për largimin e parakohshëm nga jeta të ish nxënëses tonë Ergesa! Vajza model që me sjelljen e saj dhe përkushtimin që kishte ndaj shkollës ka lenë gjurmë te secili prej nesh.

Ishte vajza që me mirësinë dhe sinqeritetin e saj ishte gjithmonë pranë shokëve dhe shoqeve! Ashtu do mbetesh në sytë tanë, në shpirtin tonë Ergesa. I paharruar kujtimi saj! Lamtumirë e bukura jonë Erges”, mbyllet postimi e shkollës.

 

Leave a comment