Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

ERDOGAN PRISH “VLLAZËRINË” ME EDI RAMËN

Rama Erdogan

Burime nga ministria e Ekonomi-Financave, kanë bërë me dije, se para pak ditësh, Erdogan ka dhënë  sinjalin e dytë të prishjes së “vëllazërisë” me  Edi Ramën, këtë herë për ndarje punësh zyrtare.

Bëhet fjalë, për bllokim të 10 marrëveshjeve zyrtare, që janë nënshkruar mes dy palëve, njëra linjë bashkëpunimi ndërqeveritar mes Ramës e Erdoganit, ndërsa 9 të tjerat në nivel ministrash.

Sipas informacionit, qeveria turke ka njoftuar se marrëveshjet, do shtyhen për një afat të pacaktuar, me motivin se zbatimi i tyre në Turqi, kërkon Ratifikim në Parlament, si dhe një paketë të posaçme  ligjore e ekonomike-financare, për garancinë e zbatimit tyre.

Troç, “sulltani ” i Turqisë, gjeti sebepin për t’i bllokuar, si shenjë zemërimi ndaj “Valiut” të tij në Shqipëri, që siç la të kuptonte në parlamentin e Shqipërisë para 5 muajsh, Edi Rama nuk kishte zbatuar pazarin për bllokimin e aktiviteteve të gylenistëve dhe dorëzimin e tyre në Turqi.

Shenjën e parë të ndarjes, Presidenti I Turqisë Tayp Rexhep Erdogan e dha më 15 prill 2022, kur kryeministri Edi Rama, shkoi enkas në Ankara për ta takuar,  por ai refuzoi ta priste, ndërsa Endri Fuga tentoi ta fshihte këtë shpërfillje, duke thënë se  Rama kishte takim vetëm me shefin e fimës “Tubitak”.

Ja cfarë tha Erdogan, më 17 janar 2021 në Parlamentin e Shqipërisë:

– “Fakti që FETO, ende gjen vend në Shqipërinë mike, e dëmton shumë vendin tonë. Në këtë periudhë që kemi përpara, të merren hapa të shpejta kundër Fetos në Shqipëri, duke e parë këtë çështje si parakusht të vëllazërisë, miqësisë e partneritetit strategjik. Presim që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme dhe të mos lejojë, që marrëdhëniet tona të errësohen”.

Në 20 janar 2022, saktësisht 3 ditë pas ultimatimit të Erdogan dhe akuzës që Ramës i bënë mediat shqiptare e ndërkombëtare, se kishte bërë pazar të fshehtë me presidentin turk, Edi Rama deklaroi: “Nuk i kemi asnjë borxh Erdoganit, pasi mes vëllezërve s’ka borxhe.”

Mirëpo Erdogan e ka quajtur mos-mbajtje të fjalës së dhënë, dhe ka filluar ftohjen me Ramën, fillimisht duke mos e pranuar as për kafe në sarajet e tij, kur më parë e priste me ceremoni shtetërore e tradicionale, që përdoren vetëm për drejtuesit e lartë të shteteve të fuqishme.

A të jetë shkak vetëm çështja “FETO”, apo xhambazi Edi Rama e ka zëmëruar Erdoganin dhe me mos-mbajtje fjale për pazare të tjera konfidenciale”?

Sepse është fakt, që qysh pas vizitës së 17 janarit në Shqipëri, Erdogan nuk e ka ftuar më Ramën në Turqi, kur më parë Babloku bashkë me ministreshat e preferuara, i hipte avionit personal “Lasgushi” e shkonte i pa ftuar çdo 10-15 ditë.

Por kjo prishje “vëllazërie” mes tyre, rrezikon të anullojë dhe 63 bursa universitare falas në Stamboll, Ankara, Izmir e Antalia, të cilat Ministria e Arsimit, i ka paracaktuar për fëmijët, nipërit dhe mbesat e pushtetarëve e analistëve të saj mediatikë.

Mbase “padishahu”, nuk bëhet pishman për spitalin e Fierit avionin e dhuruar dhe linjën “Air Albania”, ku qeveria shqiptare ka vetëm 10% të aksioneve në vlerë 500 mijë USD, të cilat janë lënë kolateral te kompania “Turk Hava Yollari…”, për udhëtimet që ka bërë Edi Rama./Pamfleti

Related Posts

Leave a comment