Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Këngëtari i njohur puth në buzë moderatorin grek, video bëhet virale

-640-0-628b4c2c71238

Një video nga shteti fqinj, Greqia është duke u bërë virale në rrjet.

Sipas raportimeve të mediave greke këngëtari i njohur grek, Stelios Rokos puthi “aksidentalisht” në buzë moderatorin e emisionit televiziv “X Factor”, Andreas Georgiou.

Incidenti i puthjes ndodhi gjatë hyrjes së këngëtari në skenë, i cili teksa përshëndetet moderatorin duke e përqafuar e puthi në buzë.

Por mesa duket Stelios nuk i bëri mirë llogaritë, e për pasojë në vend që ta puthte moderatorin në faqe e puthi në buzë.

“Stelio më puthe në buzë”, i tha moderatori këngëtarit. Ky i fundit nuk iu përgjigj dhe vazhdoi të ecë për të shkuar te vendi ku ulet juria e emisionit “X Factor:.

Video e puthjes së dyshes u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime dhe komente pa fund nga përdoruesit.

Leave a comment