Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rihanna fotografohet për herë të parë në publik pasi u bë nënë

-800-0-628773d1018fc

Rihanna dhe A$AP Rocky mirëpritën në jetë djalin e tyre më 13 maj. Së fundmi, këngëtarja është shfaqur në publik për herë të parë pas lindjes, por pa djalin e saj.

Ajo u fotografua në West Hollywood të enjten e veshur një bluzë gri të gjerë dhe pantallona të zeza, të shoqëruara me syze dielli, një palë vathë vezullues, varëse me disa zinxhirë ari, ndërsa flokët i mbante topuz. Edhe pse ajo ishte pa partnerin dhe bebin, burimet thonë se ajo, A$AP Rocky dhe djali i tyre janë të shëndetshëm dhe të lumtur.

“Rihanna është shumë mirë. Ata janë shumë të emocionuar që janë bërë prindër. Rihanna që tani është një nënë e mrekullueshme”, tha për People një burim i afërt me çiftin.

Rihanna dhe Rocky nuk kanë reaguar ende publikisht pasi janë bërë prindër.

Related Posts

Leave a comment