Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ministri Manja denoncon goditjen më të madhe antikorrupsion, kush janë të implikuar

788787878-770x435-1-752x435

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka denoncuar goditjen më të madhe antikorrupsion deri tani.

Në një deklaratë për mediat Manja ka bërë të ditur se bëhet fjalë për zyrtarë të lartë të cilët kanë prodhuar korrupsion domethënës.

Konkretisht bëhet fjalë për zyrtaren më të lartë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, drejotin e kompensimit financiar dhe një tjetër zyrtar.

Manja i ka bërë thirrje SPAK të vijojë hetimet dhe të zbardh deri në fund skemat abuzive të këtyre individëve.

“Kjo është goditja më e rëndësishme deri tani e Njësisë Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë.

Pas një hetimi të gjatë të kësaj njësie, zyrtarja më e lartë e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, drejtori i kompensimit financiar në këtë agjenci dhe një zyrtar tjetër, rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemash abuzive, të cilat dyshohet fort se kanë prodhuar korrupsion domethënës.

Është radha e SPAKUT të thellojë hetimet e veprimtarisë së këtyre individëve dhe të zbardh deri në fund skemat abuzive të vëna në veprim në shkelje të ligjit e në kurriz të qytetarëve.”– shkruan Manja.

 

Leave a comment