Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Nuk është thjesht një lojë…”/ Dëfrim Methasani shpie futbollin buzë Drinit

DEFRIM

 Një aktivitet i veçantë ka përmbyllur javën e shkuar në Dibër. Organizator ka qenë  Dëfrim Methasani, gazetari i njohur i futbollit. Eventi titullohej: “Futboll buzë Drinit,” ndonëse qëllimi i organizimit ishte përtej sferës së këtij sporti të dashur masivisht. Pjesëmarësit në këtë aktivitet të veçantë ishin  nga fusha të ndryshme të sportit, artit, kulturës e politikës.

Prezent në ditën përbashkuese ishin edhe personalitet e futbollit shqiptar i mirënjohuri Kreshnik Çipi, ish-futbollist i kombëtares Eduard Zhupa, gazetarë nga Tirana e gjithë trevat shqipfolëse: Bashkim Tufa, Altin Sulçe, Milaim Krasniqi dhe Edmond Thaçi.

“Futbolli nuk është thjesht një lojë, por një sport që bashkon njerëzit nëpërmjet magjisë së tij, dhe jep edhe mesazhe të forta solidariteti”, ishte mesazhi përcjellës i eventit, që për dy ditë rresht gjallëroi atmosferën e fundjavës dibrane.

Për të gjithë të rinjtë e apasionuar pas sportit të topkëmbës, organizatori i eventit, Defrim Methasani, dhuroi uniforma sportive, bazë materiale sportive, topa futbolli, si dhe 200 libra për nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Sali Demiri”.

Në Fushë-Alie, u zhvillua një mini-kampionat me katër skuadra ku kampion u shpall ekipi i Diasporës, të cilët erdhën nga Belgjika posaçërisht për këtë event.

Prezent ishte edhe skuadra e futbollit të Korabit, që lufton për promovimin në sallonet e mëdha të futbollit shqiptar. Gjithashtu u organizuan edhe një sërë aktiviteshe me këngë e valle tradicionale, plot dinamikë e energjie.

Pas mbylljes së tij gazetari Methasani postoi në faqen e vet në rrjetin social facebook tekstin e mëposhtëm të shoqëruar me fotografi:

 

                                                                                                  Galeria fotografike e aktivitetit

                                                                                                                                                                    

May be an image of 5 people, people sitting and people standing

 

 

 

 

Leave a comment