Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

QEVERIA, “LIGJ LUFTE” PËR NJË FINALE MODESTE FUTBOLLI

stadium-ndeshje-696x393
Për këtë ndeshje të dorës së tretë del Ministri i Brendshem, Kryetari i Bashkise dhe gjithë sorrollopi i pushtetit kërcënon njerëzit: “mos hajdeni në Tiranë!” Kurse atyre që banojnë në kryeqytet  u thonë rrini mbyllur në shtëpi mos dilni të mërkurën.
Nga Klodian TOMORRI –
Ne stadiumet e Europes luhen cdo jave ndeshje si Real-Inter, Barcelona-Juve, Liverpool-Bayern etj., etj. Jave per jave. Imagjino te dale ministri i brendshem i Italise dhe te bllokoje Milanon apo ai i Spanjes te bllokoje Madridin. Ia presin veshet.
Keta ketu po organizojne nje ndeshje modeste dhe kane vendosur “ligjin e luftës” me vendim qeverie. Për Roma-Feynord, që praktikisht një ndeshje e dores se trete. Per kete del Ministri i Brendshem, Kryetari i Bashkise dhe gjithe sorrollopi i pushtetit kercenon njerezit mos hajdeni ne Tirane. Kurse atyre qe banojne u thone rrini mbyllur ne shtepi mos dilni te merkuren.
E gjitha kjo eshte fale vizionit dhe punes se mire qe ka bere qeveria. Fillimisht duke ndertuar stadiumin ne mes te qytetit. Ka 100 vjet qe ne Europe nuk nderton me njeri stadium ne mes te qytetit. I cojne neper perfieri, keshtu zhvillojne dhe rrethinat. Por keta kishin hallin e dyqaneve dhe hotelit ndaj e ngulen stadiumin aty.
E dyta, tregon se sa e jetueshme eshte Tirana. Si i thote asaj fjales Bashkia, mobiliteti? Ne fakt, fjala e duhur eshte kapslleku se rruget ne Tirane i ka ngrene Lali me pallatet dhe bicikletat.
Nje ndeshje futbolli me 30 mije tifoze fusin nje qytetet te tere ne burg. Ne stadiumet e Europes luhen cdo jave ndeshje me 100 mije tifoze.

Related Posts

Leave a comment