Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Autobusi me pasagjerë përfshihet nga flakët, si shpëtuan punonjësit e fasonerisë

-640-0-628f15d7047bb

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një autobus është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje. Mjeti ka qenë duke transportuar punonjës fasonerie nga Cakrani i Fierit për në Vlorë.

Por për fat të mirë, punonjësit kanë arritur që të zbresin nga autobusi në kohë, duke u shpëtuar flakëve që e kanë bërë autobusin shkrumb e hi, shkruan panorama.

Ndërkohë nga hetimet e deritanishme të policisë, dyshimet e para janë se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik të mjetit. Ndërkohë grupi hetimor është duke u marrë me zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në djegien e autobusit.

Related Posts

Leave a comment