Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rritjen e çmimeve në Vlorë Rama e vlerëson rritje të ekonomisë?!

Rama-696x429

Duket si sajesë por nuk është aspak e tillë. Ka ndodhur në qytetin e Vlorës, pak ditë më parë, kur, siç raporton media lokale vlonjate, kryeministri Edi Rama merrte pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Drejt së ardhmes: Qyteti im, shtëpia ime”, që u mbajt në këtë qytet.

Gjatë fjalës së tij, duke folur për turizmin Edi Rama e cilësoi rritjen e çmimeve në sektorin e turizmit në Vlorë si shenjë të rritjes së ekonomisë në tërësi. S’dihet nga çfarë literature apo çfarë soj këshilltar i fushës i’a ka thenë këtë kryeministrit ton piktor, por rritja e çmimeve shpjegohet me vetëm një arsye: me krizën e thellë që ka pllakosur vendin tonë, të cilin qeveria e kryesuar nga Edi Rama për të tretën legjislaturë, e ka lenë në “rrjedhje të lirë”.

Rritja e çmimeve, si dhe në fusha të tjera të jetës shqiptare, edhe  në atë të turizmit,  e vështirëson më shumë shtimin e fluksit të turistëve të huaj tek ne, sjell pasoja në ekonominë tonë të mjerë, varfëron më shumë vlonjatët e më tej dhe është fakt i pastër që vërteton vijimin e rrënies dhe jo të “rritjes së ekonomisë në tërësi” sikurse vlerëson Edi Rama”.

Pas transmetimit të kronikës, spikerja e lajmeve, të televizionit lokal (emrin e të cilit nuk po e vendosim për të shmangur një hakmarrje të mundëshme të  “rilindjes”), u dëgjua të thoshte: ” Ky don me na bë budallenj me zor”./ Arberia News.net

Related Posts

Leave a comment