Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

DEPUTETËT QË ZHVASIN PARATË TONA

kuvendi-okkk

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, përveç rrogave të majme, marrin çdo muaj nga buxheti i shtetit rreth 15 milionë lekë të reja benefite. “Pamfleti” ka siguruar listpagesën e Kuvendit për muajin prill për të gjithë deputetët, lidhur me paratë që kanë shkuar për dieta, karburant, telefon dhe honorare.

Sipas të dhënave të Kuvendit, për muajin prill kanë shkuar për benefitet e deputetëve, 14,265,163 lekë të reja.

Sipas ligjit për statusin e deputetit, ligjvënësit përfitojnë dieta për të shkuar në zonat elektorale, përfitojnë karburant për makinën, rimbursim të telefonatave dhe honorare për pjesëmarrjen në komisione.

Pjesa më interesante është ajo e dietave. Një muaj më parë pati një përplasje mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Kuvendit, pasi ky i fundit refuzoi dietat me argumentin se është deputet i Tiranës.

Në fakt Neni 14, i ligjit “Për Statusin e Deputetit” e përcakton qartë se dietat i marrin deputetët jashtë Tiranës. Po ashtu marrin dhe ata të Tiranës, por vetëm për shërbime politike jashtë kryeqytetit. “Deputeti që nuk banon në qytetin e Tiranës përfiton dieta gjatë kohës që merr pjesë në mbledhjet e Kuvendit, të komisioneve e mbledhjet e grupit parlamentar, ndërsa deputetët që banojnë në Tiranë përfitojnë dieta për ditët e shërbimit jashtë Tiranës. Modalitetet e përfitimit të dietave rregullohen me vendim të Kuvendit”, thuhet në ligj.

Mirëpo nga të dhënat për muajin prill, rezulton se janë 21 deputetë të Tiranës që kanë marrë dieta. Më poshtë “Pamfleti” ka publikuar listën me emra. Bëhet fjalë për deputetë të të gjitha kampeve politike. Nuk dihet se çfarë shërbimesh kanë bërë jashtë Tiranës, kur ata e kanë zonën elektorale në kryeqytet.

Ndërkohë kemi një numër prej 22 deputetësh, shumica e të cilëve janë nga rrethet dhe kanë refuzuar që të marrin dietat. Disa nga emrat janë: Taulant Balla, Fatmir  Xhafa, Lulzim Basha, Sali Berisha, Damian  Gjiknuri, Flutura Açka, etj.

Sa i takon rimbursimit për karburant, janë 3 emra që e kanë refuzuar dhe ata janë: Lindita Nikolla, Ermonela Felaj dhe Agron Gjekmarkaj. Ndërkohë pjesa tjetër ka marrë secili 40 mijë lekë të reja në muajin prill për rimbursim karburanti. Në total për rimbursimin e karburantit të deputetëve kanë dalë nga arka e shtetit në prill, 4.432.343 lekë.

Lidhur me rimbursimin e telefonit, kemi po Gjekmarkajn, Nikollën dhe Felajn që nuk kanë përfituar. Të gjithë të tjerët kanë marrë nga 17 mijë lekë të reja secili. Për muajin prill në total janë shpenzuar 2.128.767 lekë për të rimbursuar telefonatat e deputetëve.

Ndërkohë kemi 17 deputetë nga rrethet që përfitojnë rimbursim qeraje. Më poshtë është lista me emrat. Ata marrin në muaj 35.000 lekë të reja. Në total për muajin prill për rimbursim qeraje kanë shkuar 599.667 lekë.

Sa i takon honorarëve për pjesëmarrje në komisione, deputetët kanë përfituar në total, 1.061.225 lekë.

Pra, përveç pagave të majme që marrin deputetët, benefitet e përmuajshme të tyre nxjerrin nga arka e shtetit rreth 170 milionë lekë në vit për dieta, karburant, qera e telefon.

Deputetët e Tiranës që morën dieta

  1. Xhemal Qefalia, 37,625 lekë.
  2. Arben Pellumbi, 39,506 lekë.
  3. Klotilda Bushka, 39,506 lekë.
  4. Mimi Kodheli, 39,506 lekë.
  5. Emonela Felaj, 45,026 lekë.
  6. Dashamir Shehi, 37,625 lekë.
  7. Belind Kellici, 37,625 lekë.
  8. Albana Vokshi, 37,625 lekë.
  9. Vangjel Dule 75,250 lekë.
  10. Shpetim Idrizi 37,625 lekë.
  11. Mesila Doda, 39,506 lekë.
  12. Etjen Xhafaj, 37,625 lekë.
  13. Jorida Tabaku, 39,506 lekë.
  14. Flamur Noka, 37,625 lekë.
  15. Orlando Rakipi, 37,625 lekë.
  16. Orjola Pampuri, 37,625 lekë.
  17. Petrit Vasili, 37,625 lekë.
  18. Erisa Xhixho, 37,625 lekë.
  19. Gertjan Deda, 37,625 lekë.
  20. Fatmir Mediu, 39,506 lekë.
  21. Eduart Shalsi, 39,506 lekë.

 

Emrat që refuzuan dietat

  1. Taulant Balla.
  2. Rrahman  Rraja.
  3. Vullnet Sinaj.
  4. Fatmir Xhafa.
  5. Lindita Nikolla.
  6. Damian Gjiknuri.
  7. Bujar Leskaj.
  8. Luan Baci.
  9. Luljeta Bozo.
  10. Agron Çela.
  11. Flutura Açka.
  12. Laert Duraj.
  13. Toni Gogu.
  14. Lulzim Basha.
  15. Grida Duma.
  16. Agron Shehaj.
  17. Sali Berisha.
  18. Kasëm Mahmutaj.
  19. Fation Veizaj.
  20. Oerd Bylykbashi.
  21. Etilda Gjonaj.
  22. Pandeli Majko.

Deputetët që marrin rimbursim qeraje

  1. Antoneta Dhima.
  2. Ilirjan Pendavinji.
  3. Lindita Buxheli.
  4. Nustret Avdulla.
  5. Besion Ajazi.
  6. Enslemvera Zake.
  7. Sorina Koti.
  8. Baftjar Zeqaj.
  9. Gledis Çeliku.
  10. Meri Markiçi.
  11. Kasëm Mahmutaj.
  12. Eralda Bano.
  13. Greta Bardeli.
  14. Niko Kuri.
  15. Pranvera Resulaj.
  16. Hatixhe Konomi.
  17. Mirela Pitushi.

Related Posts

Leave a comment