Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Habit studimi/ Personat mbi 40 vjeç duhet të punojnë vetëm 3 ditë në javë

-640-0-629f002cc6cb7

Këtë artikull duhet ta lexojnë patjetër moshat mbi 40 vjeç dhe të kërkojnë nga shefi i tyre 3 ditë punë në javë.

Këtë nuk e themi ne, por studimi i publikuar në “Paper Worker” në Institutin Melbourne.

Ky i fundit ka zbuluar se njerëzit e moshës mbi 40 vjeç performojnë më së miri kur punojnë vetëm 3 ditë në javë.

Studiuesit arritën në përfundimin se performanca njohëse e njerëzve të moshës së mesme u përmirësua ndërsa puna u rrit në 25 orë në javë.Nga ana tjetër, performanca ulej kur puna kalonte mbi 25 orë në javë, për shkak të efekteve të lodhjes dhe stresit.

Ky studim përfshiu 3 000 burra australianë dhe 3 500 gra australiane, zakonet e të cilëve u analizuan.

Studimi testoi aftësinë e pjesëmarrësve për të lexuar fjalë dhe për të recituar lista të numrave.

Të punosh më shumë se 30 orë në javë është e dëmshme për trurin e njerëzve mbi 40 vjeç ndërsa duke punuar më pak orë rrit performancën.

Leave a comment