Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ish-bashkëshorti i Britney Spears hyn në shtëpinë e saj dhe tenton të prishë dasmën

-640-0-62a2f4125b014

Ish-burri i Britney Spears, Jason Alexander, tentoi të prishte dasmën e superyllit të popit me Sam Asghari në shtëpinë e saj në Thousand Oaks, Kaliforni, të enjten.

Alexander, 40 vjeç, u ndalua jashtë nga sigurimi i ngjarjes përpara se oficerët e policisë të shfaqeshin, sipas TMZ.

Britney Spears mbeti e tronditur nga ngjarja sipas një burimi për Page Six.

“Britney është e tronditur, por nuk dëshiron ta lërë këtë gjë ta mposhtë”, ndau burimi përpara ceremonisë së yllit të popit në Thousand Oaks, Kaliforni. “Të gjithë janë fatmirësisht të sigurt dhe Jason nuk është më në pronë”.

Policia e qarkut Ventura arrestoi Alexander të enjten pasdite, pasi ai u shfaq në rezidencën e Spears dhe arriti të futej brenda.

Aleksander, i cili ishte i martuar me Spears për vetëm 55 orë në vitin 2004, doli live në Instagram teksa ngjitej në katin e dytë të shtëpisë dhe më pas brenda çadrës ku do të bëhet dasma. Ai u dëgjua duke u prezantuar si “burri i parë” i Spears dhe pranoi se ishte atje “për të prishur dasmën”.

Pasi policia prangosi Aleksander dhe e mori në paraburgim, avokati i Spears, Mathew Rosengart, tha ekskluzivisht për Page Six se ai “po punonte ngushtë me organet e zbatimit të ligjit për të siguruar që Alexander të ndiqet penalisht në mënyrë agresive në masën më të plotë të ligjit.”

Related Posts

Leave a comment