Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Një biletë autobuzi për deputetin

parlamenti
Nga Kastriot KOTONI –
Një ditë alla shqiptare: në këto ditë të nxehta vere të parakohëshme u rrit edhe më shumë çmimi i karburanteve. E si të mos e diskutonte Parlamenti në seancë parlamentare, këtë rritje të re të çmimit të naftës?
Kundërshtarët e qeverisë, me të drejtë u hodhën në sulmin e rradhës, e kjo do të ishte mëse normale në një situatë krejt normale. Spektakli politik ishte tejet i zakonshëm, e nuk përbën surprizë. Konsumi i opozitës “Non Grata” është një problem besueshmërie me elektoratin shqiptar, e nuk do ta kish lënë këtë rast pa e shfrytëzuar afërmendsh. Problemi shtrohet krejt ndryshe, se si dhe kur u ngrit çmimi i karburanteve e sa herë opozitat në Shqipëri e kanë monopolitizuar këtë luftë politike në këto 30 e ca vjet?
Përgjigjen e kësaj pyetje sa të thjeshtë e tw stëbërë e kanë dhënë, mbyllja e industrisë nxjerrëse e përpunuese të produkteve të nëntokës sonë me vendburimet e naftës. E dyta istalimi i një sistemi korruptivë i privatizimit dhe konçesioneve të vendburimeve të naftës. Monopolizimi i disa grupeve të interest për depozitimin dhe shpërndarjen e tregtimit të karburanteve.
Dhe së fundit, për arsye të thellimit të porteve që nuk presin anije me përmasa më të mëdha, kjo shkon në interes të disa kompanive që kanë krijuar prej kohësh stacionimin e depozitave të karburanteve. Këto fenomene nuk i prekin kurrë, as nga opozita e sotme e as nga opozita e djeshme.
Se në këtë vend paradoksesh ku ecet me dixhitalizimin e të dhënave personale e me një shpejtësi marramendëse në shtetin online, vetëm për transparencën e çmimeve dhe konkurencës sipas çmimeve të bursave botërore nuk flitet. Po çfarë të dhënash kërkon në një vend si ky i yni nuk ka ujë të pishëm e për tu larë, ec e pyesni turistët e huaj se si i shohin depozitat e ujit mbi taracat e pallateve, qysh prej 60 vjetësh vuajmë gjoja nga rritja demografike.
Jemi vendi më i pasur me vendburime ujore e me vendburime nafte, për frymë popullsie. Na kanë nanurisur me këtë ëndër, në bankat e shkollës mësuesit kombëtar, por çdo ditë lulëzojnë kompanitë e shitjes ujit me lloj emrash. Po e di që bëhesh armik me të gjitha partitë po shkruajte se në autobuzët e Tiranës e më gjerë, nuk sheh asnjë deputet, apo ish deputet të djathtë, apo të majtë të qendrës apo anash, që të ketë një abone autobuzi dhe ti kërkon që ata të mendojnë për çmimin e karburanteve?
Për këtë fenomen edhe mund ta gjesh të vërtetën me një gazetari profesioniste investigative….por do të kërkonim shumë, se më pas kompanitë e autobuzëve do të rrisin cilësinë e karburantit dhe të shërbimit e më pas fillojnë grevat e shoferëve dhe kompanive të transportit për të rritur çmimin e biletave e kështu me rradhë .
Fitojnë bizneset e skuterave elektronikë, dhe biznesi i biçikletave, pse jo edhe ai makinave elektrike. Ritja e çmimeve nuk varet nga bordet e qeverisë, por nga parashikueshmëria e çdo komuniteti të kërkimit shkencor si brenda instancave shteërore dhe atyre të OJQ-ve, universitare, Akademisë së shkencave, por edhe parlamentare ku me një databaze të dhënash afrojnë me anë të analizave shkencore një argument shkencor e të besueshëm, marrin përgjegjësinë për tu dhënë zgjidhje këtyre situatave.
Kjo përvojë do të amortizonte një luftë boshe politike, por edhe do të ishte njëkohësisht një atmosferë më e lehtë psikologjike për qytetarin, i cili çdo rritje çmimi e sheh natyrisht me dramaticitet, por edhe si fenomen i keqmenaxhimit të qeverisë. Shkurt ul shkallën e paragjykimit për tranparencën me qytetarin dhe rrit besimin ndaj trupës së kërkimit shkencor në vend.
Çështja e përceptimit të publikut është sfidë për qeverinë, e kjo nga ana e saj duhet ta testojë me metoda shkencore, e jo duke ia lënë spontanitetit situatën. Ka pikëtakime mes njerëzve të shkencës dhe të biznesit, e ky i fundit do të jetë më i interesuar, që ti thuhet shkencërisht se sa me vlerë është e mira publike dhe sa të vështira janë situatat destabilizuese që afrojnë erozionet e protestave opozitare dhe qytetare.
Të qarkullojnë me autobuzë edhe deputetët në këto ditë të nxehta vere, ku as kushtet më minimale nuk i plotësojnë kompanitë e transportit, do t’i kujtonim kohën kur hipnin sipër karrocave me jonxhë, apo zisave e skodave me qymyrë përpara 35 vjetëve. Kanë haruar prejardhjen do thoni ju. Deputetët si binjë të këtij populli fundja, ta shprehin edhe ata, se sa u ka rënduar në xhepat e tyre ngritja e çmimit të karburanteve dhe çmimi i mallrave.
Apo ata, pra deputetët janë gjithmonë bashkë kur votojnë për rritjen e pagave të tyre, e të tjera përfitime që në krahasim me kolegët e tyre në evropë të cilat i kanë me tepricë. Populli do një qasje tjetër të qeverisë me këtë situatë anormale e cila nuk dihet se sa zgjat e çfarë nuk pret nga dita në ditë.

Related Posts

Leave a comment