Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ku do ketë reshje shiu? Si pritet të jetë moti gjatë ditës së sotme

moti-780x405

Territori shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta. Sipas MeteoAlb, në zonat malore pritet të ketë vranësira të lehta.

Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shfaqen në gjithë vendin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore, duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur nga 10 gradë Celsius deri në 32 gradë Celsius.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare në mëngjes me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

Related Posts

Leave a comment