Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Të punësuar apo të vetëpunësuar

87074FDB-9901-4DDA-BBC4-F3A11A42BED3

Gerta BANDILLI

Pikëpyetjet rreth Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve

Jo pak raste kam nguruar të hedh mbeturinat në kazanin apo vendin e caktuar, sepse pranë koshit kam ndeshur romë dhe egjiptianë që seleksionojnë mbeturinat dhe i grumbullojnë ato për t’i shitur në vendgrumbullimet  për riciklim. Jam ndierë nësiklet, ndoshta nuk u jam afruar për të mos krijuar një ndjenjëturpi tek ata ose më ka ardhur mua turp nga vetja, nuk e kam kuptuar asnjëherë, por nuk kam dashur që qesen me plehra t’jua hedh në kazan përpara syve. Kam pyetur veten se si këta njerëz nuk pyesin në është dimër a verë (në verë era e keqe e mbeturinave dhe në dimër i ftohti i acartë), nuk kanë më e pakta doreza plastike, karrocën e tërheqin ose shtyjnë vetë si kafshëngarkese pune dhe janë shpesh të ekspozuar ndaj sëmundjeve ngjitëse dhe infeksioneve.

Përtej anës së errët sociale apo “vrasjes së ndërgjegjes njerëzore”, të mospranimit të shoqërisë sonë paragjykuese duket sikur edhe institucionet bashkiake apo shtetërore kanë po këto doza paragjykimi për këtë grup popullsie që të ardhurat i siguron nga shitja e mbeturinave të diferencuara për riciklim e qëemërtimin e “profesionit” duhet t’ia u bëjmë thjesht grumbullues.

Megjithatë nuk mungojnë politikat në letër apo pyetësorët e hartuar rreth këtij fenomeni, madje të hartuar edhe me njëndjenjë keqardhjeje, që na prek të gjithëve, duket sikur do ta zgjidhin plotësisht serinë e problemeve që lidhen me këtë grup të popullsisë. Mjaft të përmendim krijimin dhe miratimin  e Planit Kombëtar të Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2016 – 2020 apo Dokumentit të Politikave Strategjike dhe Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar tëMbetjeve, 2020 – 2035, i cili është miratuar me VKM, Nr 418, datë 27.5.2020.

Duket sikur me miratimin e këtyre planeve e dokumenteve zyrtare apo edhe se ky sektor riciklimesh në Shqipëri,  mban tëpunësuar  mbi 12520 grumbullues romë dhe egjiptianë, që mund të quhen plotësisht të punësuar në sektorin shtetëror pranëbashkive, problem merr fund. Ata grumbullojnë diku, shesin diku dhe vetëm të punësuar nuk janë, pavarësisht se janë njëhallkë shumë e rëndësishme e riciklimit të mbeturinave. Ata janëtë vetëpunësuar që nuk kanë patur mundësi të tjera jetese.

Të kesh një sektor që gjeneron nëpërmjet riciklimit rreth 498.480 ton mbeturina në vit dhe pa asnjë mjet sigurie është si tëkesh një bonus në buxhetin e zyrave shtetërore, pavarësisht qëthuhet e kundërta që buxheti i shtetit ka një sy edhe për riciklimin, po për cilën hallkë të riciklimit  mbetet pak e paqartë.

Ndoshta fokusimi tek grumbulluesit, bën që të lë mënjanë tëpunësuarit në sektorë privatë apo administratë shtetërore, etj, po në këta sektorë gjen shumë pak të punësuar dhe gjithë peshën e punësimit të tyre e zë riciklimi.

Po t’i hyjmë thellë edhe në këtë aspekt punësimesh ka shumëproblematika. Këtu më duhet të përjashtoj kompanitë e mëdha tëriciklimit dhe qendrat e mëdha të riciklimit, sepse në këto hallka popullsia rome dhe egjiptiane nuk afrohet dot veçse si dorëzues i mbeturinave të mbledhura në bazë të ndarjes së tyre, mbeturina hekuri, qelqi, plastike, etj. Rreth 54% e grumbullueseve janëfemra. Është vërtet për keqardhje kur shikon që këto gra kanëme vete edhe famijët e tyre, të cilët duhet të ishin duke mësuar në bankat e shkollës, por që familja e sheh më të arsyeshme tëmerren me “biznes”. Këta njerëz punojnë në kushte shumë tëvështira, për ta nuk gjenden as uniforma, as doreza, as maska, mjete transporti, etj. Akoma më e vështirë është për grumbulluesit individual. Këta janë grumbullues lëvizës nëlagje, në rrugë, në vende ku grumbullohen mbetje të ndryshme, në kazanët e plehërave, etj.

Kur sheh pastaj të ardhurat e grumbulluesve që rëndom punojnëme gjithë familjen dhe që varion nga 300 – 3000 lekë në ditë na duket se paguhen mjaft, por ne nuk llogaritim sa kohë punojnëkëta njerëz, kushtet e vështira në të cilat punojnë, faktin qëfëmijët paguhen më pak se të rritur, pjesa më e madhe vetëm 200 lekë në ditë si dhe harrojmë sëmundjet që mund ta marrin.

Për vendet në zhvillim si Shqipëria, ku sektori i riciklimit apo krijimeve të landfilld është relativisht i ri, grumbulluesit janë njëhallkë e rëndësishme që pushteti vendor dhe qëndror duhet t’i ketë në qendër të vëmendjes për të hartuar skema dhe strategji zhvillimi të këtyre komuniteteve. Tek e sheh këtë zhvillim tësektorit të riciklimit vetiu të lindin pyetje, që të futin në dilemadhe pasiguri të ardhmeje.

Deri në çfarë moshe do të merren këta njerëz me grumbullimin e mbetjeve dhe mbeturina apo me ndarjen e tyre për riciklim?
Kush është përgjegjës për krijimin e kushteve minimale tëmbrojtjes së shëndetit të këtyre njerëzve?
A i konsideron shteti një sektor vetëpunësimi apo punësimi këta njerëz? Nëse po, ku i paguajnë këta njerëz sigurimet shoqërore ao shëndetësore, për të ardhmen e tyre?
A do i takojë vetëm ndërmarrjes së gjelbërimit dhe pastrimit kostoja e largimit të mbeturinave drejt vendeve të caktuara apo riciklimi do të jetë zë më vete në sekstorin ekonomik?
Së fundi meqë janë gratë që më së shumti kanë “durimin” tëgrumbullojnë, për të mbajtur familjet e tyre, si mendohet tëfuqizohet gruaja në këto komunitete që haku i punës tëshkojë sa, si dhe ku duhet?

Deri në përfundim të zgjidhjes së këtyre dilemave le tëshpresojmë që strategjitë e riciklimit të mbeturinave, grumbulluesve dhe hallkave të tjera të një zinxhiri socio – ekonomik të na ofrojnë zgjidhje që të kenë vetëm një emër për këta njerëz, dinjitet.

 

Leave a comment