Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Diell dhe shi, parashikimi i motit për ditën e sotme

-640-0-62b154e5a4d1e

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të lehta vranësirash.

Por sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shfaqen në të gjithë territorin, ku në zonat malore do të pësojnë zhvillime duke krijuar mundësi reshje shiu në zonat veriore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11 gradë Celsius deri në 33 gradë Celsius.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1-2 ballë.

Diell dhe shi, parashikimi i motit për ditën e sotme

Related Posts

Leave a comment