Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

KUSURET E VETA RAMA PERPIQET T’IA VESH VETOS BULLGARE

edi rama Bild

Nga Xhovan SHYTI –

Për mungesën e një qeverisjeje “rilindëse” të Shqipërisë e shqiptarëve, siç ka premtuar bajatshëm, e ku hapja e negociatave për integrimin e vendit në BE ka qenë strumbullari i politikës së tij “rilindase”, Edi Rama ka zgjedhur të fajësojë të tjerët. Herë berishizmin që ja la gropën financiare më të madhe se krateri i vullkanit Vezuv, herë Ilir Metën, që po i saboton reformat e domosdoshme për integrim, etj., por kurrë veten e vet dhe kabinetin qeveritar, që nën drejtimin e tij vepron si çeta e Ali Babait me 40 hajdutë.

Këta hajdutë, me Ali Babën prijës, bëjnë kërdinë me zhvatjen e të ardhurave nga fondet e asetet publike nëpërmjet procedurave korruptive që kanë mahnitur BE-SHBA e më tej, duke qenë arsye madhore për mos-hapjen e negociatave, për të cilën Edi Rama gjen fajtor BE-në e Bullgarinë. Ky është kulmi!

Në vend që përgjatë mbi 10 viteve të ikura nën qeverisjen e “rilindjes” së tij të ishte marrë me realizimin e reformave ne administratën publike, që nga rreth 100 mijë punonjës e ka shpenë në 180 mijë, duke e mbushur me soj sorollop, militantë pa din e iman, etj., reforma të domosdoshme, Edi Rama bredh lart e poshtë Ballkan-Europës duke shfryrë e kërcënuar kundërshtarët evropian për mosqënien dakort të hapjes së negociatave. E bën këtë edhe pse e di se është Kryeministër i një vendi tejet të varfër ballkanik, që s’ka asnjë peshë specifike në ndikimin e politikave euro-globale, ndaj dhe se përfill kush.

Çomanget më të fundit ndaj “dashakeqëve” të integrimit Edi Rama ja ka vërvitur Bullgarisë. Me një gjuhë vulgaro-tekanjoze, krejtësisht të pavend e të pameritueshme, kryeministri Edi Rama, i paaftë apo modashës me qëllim për të plotësuar detyrat e vena nga BE dhe bashkësia ndërkombëtar, e që synojnë ta përafrojnë qeverisjen e vendit tonë me standartet e duhura për hapje negociatash e integrim,  i shfrehet Bullgarisë. Pa ja kërkuar e ngarkuar kush bën avokatinë e Maqedonisë së Veriut, duke sulmuar Bullgarinë. Sillet si një i padenjë, ndërkohë që e di fort mirë që Bullgaria nuk ka asnjë inat, apo konflikt me Shqipërinë, se nuk është ajo që e mban peng hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë. Për arësye dhe interesa pragmatiste krejtësisht të vetat  Bullgaria e ka davanë me Maqedoninë e Veriut, për votën kundër çeljes së negociatave.

Shqipëria nuk hyn fare në këtë mes, pasi kushtin e hapjen së negociatave për të dy vendet njëherëshi e ka vendosur si kriter BE dhe jo Bullgaria. Po atëherë, ç’ka Rama me Bullgarinë?! Çka që në vend të bëj detyrat e vendosura nga vëndet e Unionit si kusht për hapjen e negociatave, shkulmon e turfullon duke ju vërsulur herë Hollandës, herë Gjermanisë, e tash së fundi BE-së, që, sipas tij: po ja plas shpirtin me zvarritjen e procesit të hapjes së negociatave për integrim. A thua është ajo fajtore dhe jo mosplotësimi i kushteve, që zëplotë ai i artikulon si të kryera.

Ndodh kjo sjellje e pahijëshme e kryeministrit Rama, ndërsa duket fare qartë që BE zëheshtur gjykon se hapja e negociatave me Shqipërinë nuk duhet të ndodhë në kushtet kur pjesa dërmuese e kërkesave të duhura e të vena prej saj, ende nuk janë zbatuar. BE ndjehet e zhgënjyer nga qeverisja Rama dhe nga ky i fundit, që kujton se ka para produkte njerëzore “made in Albania”, që mund ti mashtrojë  e ti sjellë vërdallë .

Fakti që BE nuk ka fare predispozicionin për ta favorizuar Shqipërinë me çeljen e negociatave flet fare qartë se motivi nuk është vetoja Bullgare por situata e brendëshme e vendit të vogël ballkanik, që edhe pas 30 viteve në paskomunizëm, vijon të mbete buzëplasës për nivelin e demokracisë. Rasti i tolerancës së Unionit ndaj Ukrainës, ndoshta dhe Moldavisë e Gjeorgjisë e vërteton këtë.  Edhe vetë Rama e kupton shkakun e vërtetë por i intereson të luaj luftëtarin zapatist me BE-në e Bullgarinë që të dalë i larë para shqiptarëve jo përtypsa të cilëve po u plas buza nga mos-qeverisja dhe mashtrimet e kryeministrit “rilindas” që po i zhyt në varfëri.
BE-ja ka dashamirësinë të toleroj ndonjë mangësi jo punëprishëse për ecjen përpara drejt demokratizimit, por jo ngecjen në vend të proceseve demokratizuese si pasojë e mos kryerjes së reformave të domosdoshme. Duam të themi me këtë se arsyeja për zvarritjen e hapjes së negociatave nuk është “dashakeqësia” e vëndeve anëtare të BE-së, por gjendja e demokracisë në Shqipëri.
Gjendje e mjerueshme do të thoshim, e reformës në drejtësi, që më shumë shërben si fasadë, mos-ndëshkimi i zyrtarëve të lartë, bartës të korrupsionit të pandalshëm,  kultivimi me përkujdesje të lartë kryeministrore i oligarkizimit të ekonomisë, ndarja e resurseve të pasurive  publike nën administrim shtetëror mes ortakëve të pushtetit, pronësia e medias nga këta oligarkë përfitues, administrimi e kontrolli i mediave nga segmentet e pushtetit, mungesa e transparencës dhe përgjegjësisë publike… Zgjedhjet jo të ndershme dhe mosdëshira për ndërmarrjen e një reforme të domosdoshme të Ligjit Zgjedhor… Ka dhe të tjera prapësi anti-BE. Të trashëguara,  të mbetura të tilla edhe përgjatë 10 viteve të qeverisjes së Edi Ramës e që janë lendë e mjaftueshme për votën kundër hapjes së negociatave.

 

Konflikti i Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut u përket këtyre dy vendeve. Jo Shqipërisë. Këtë BE e kupton më mirë se kryeministri ynë Edi Rama, i cili ka për detyrim të plotësoj kërkesat, të bëj “detyrat e shtëpisë”, siç i pëlqen ti artikuloj “rilindçe”, dhe ta zbus skepticizmin e Unionit që pengon çeljen e negociatave dhe integrimin në BE. /Arberia News.net

Related Posts

Leave a comment