Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Ka pasur vonesa proceduriale por…”/ Rama u kthehet satelitëve: Brenda vitit do jenë gati

-640-0-62bacf3122f06 (1)

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer idesë së dërgimit të satelitëve në hapësirë, teksa më herët kishte premtuar që do ishin gati brenda muajit qershor.

Në konferencën “Bujqësia me Teknologji dhe Inovacion”, kreu i qeverisë tha se inspektimet në të ardhme do të jenë nga qielli dhe s’do të ketë më inspektorë në territor. Rama justifikoi mosrealizimin e projektit duke thënë se ka pasur vonesa dhe brenda këtij viti ideja e tij do të realizohet, me institucionet shqiptare që do të inspektojnë më pas bujqësinë nga qielli, jo vetëm me dronë por edhe me satelitë.

“Na duhet të shtyjmë më shumë tek teknologjia dhe inovacioni. Nëse mbi 15 mijë fermerë duan naftë, po sa traktorë ka ky vend se nuk del llogaria. Ka një shkalë fiktiviteti. Si do të adresohet? Do të adresohet përmes teknologjisë dhe formalizimit. Nga një anë me regjistrin e tokës dhe vënien në përdorim dronët dhe satelitëve. Përmes formalizmit me regjistrin e fermës, regjistrin digjital të fermës dhe vënien në përdorim të dronëve e satelitëve që për shkak të procedurave kanë marrë më shumë kohë sesa e kishim parashikuar, por do të vijnë brenda këtij viti dhe me faturat, naftën do ta marrësh por duhet të sjellësh faturat. Ne nuk kemi dashur ta bëjmë të vështirë dhe të lodhshme prandaj ne jemi duke punuar që inspektimin ky vend ta çojë në qiell. Ta bëjë me satelitë, drona dhe jo me inspektorë”, tha Rama.

Leave a comment