Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zëvendësoi Shukri Xhelilin pas videoskandalit/ Ish-kryebashkiaku i Dibrës thirret në SPAK

-640-0-62badb05ac946

Ish kreu i Bashkisë Dibër, Muharrem Rama është thirrur ditën e sotme nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Muharrem Rama është parë duke u futur në ambientet e Prokurorisë, ndërsa ende nuk dihet arsyeja se përse ai është paraqitur, apo nëse do të merret në pyetje.

Muharrem Rama mori detyrën e kryebashkiakut të Dibrës më shtator të vitit 2016-të, ku zëvendësoi Shukri Xhelilin, të shkarkuar pas publikimit të videoskandali ku i kërkonte favore seksuale një vartëseje të tij në bashki në këmbim të një vendi pune më të mirë.

Leave a comment