Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

-640-0-karburant-300x205 (1)

Një ditë pasi publikoi çmimet e reja të karburanteve, Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë sërish sot me 9 lekë çmimin e naftës, duke e çuar në 243 lekë/litri, ndërsa të benzinës në 229 lekë/litri.

Ndërkohë çmimi i shitjes me pakicë i gazit, vijon të jetë 81  lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

Njoftimi i Bordit të Transparencës:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 229 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 217 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 6 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

Related Posts

Leave a comment