Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Cmontohen dyert e blinduara nga godina e Kryeministrisë pas protestës

auto_WhatsApp-Image-2022-07-07-at-10.00.57-PM-1068x6011657225070

Pas përfundimit të protestës së thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, janë çmontuar dyert e blinduara të katin e parë të godinës së Kryeministrisë.

Blindimi i dyerve u bë një ditë para protestës, pasi megjithëse opozita kshte paralajmëruar se nuk do të kishte incidente. Ndërsa, edhe dyert në katin e parë të godinës së Kuvendit, ishin gjithashtu të blinduara.

Protesta e sotme  është mbyllur në mënyrë paqësore, ashtu si edhe nisi.

Protestës iu bashkuan qytetarë nga i gjithë vendi, teksa zona nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” e deri te Sheshi “Skëndërbej” ishte i mbushur me protestues.

Gjatë fjalës së tij, Berisha hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, teksa e cilësoi si një armik. Kryedemokrati i tha se nuk do ia falë votën dhe nuk do e njohë pushtetin mbi votën e vjedhur.

Para se të mbërrinte në selinë blu, Berisha u shpreh për Euronews Albania se protesta e sotme do të jetë e fuqishme.

Mbi 1000 efektivë të policisë u angazhun në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.

Related Posts

Leave a comment