Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Juventus, ëndrra është një hap larg

auto_Capture1657385168

Sipas gazetarit të njohur italian Alfredo Pedullà, negociata që mund ta çojë Zanuiolo-n tek Juventus-i është shumë afër mbylljes dhe zyrtarizimi mund të vijë javën e ardhshme.

Ka qenë Roma që ka menduar të zhbllokojë një situatë që dukej e bllokuar prej disa javësh. Verdhekuqtë, në fakt, kanë ulur kërkesat e tyre për kartonin e yllit italian.

Nuk flitet më për 50 ose 60 milionë euro, por një shifër mes 40 dhe 45 milionë, edhe pse Roma ka refuzuar përsëri përfshirjen e Arthur në operacion.

Formula duket se do të jetë ajo e një huazimi me pagesë (mes 10 dhe 12 milionë euro), ndërsa pjesa tjetër (mes 30 dhe 33 milionë) me detyrimin e blerjes.

Juventus do të ishte e gatshme ta mbyllte operacionin me shifra të tilla. Një mbyllje që duket gjithmonë dhe më afër. Më pas, bardhezinjtë do të përqendrohen te shitja e Matthijs de Ligt.

Me shitjen e mbrojtësit holandez Juventus do të kishte në dispozicion paratë e nevojshme për të realizuar goditje të tjera në merkato.

Related Posts

Leave a comment