Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Evi Kokalari nuk i ndahet Belind Këlliçit: Ai është bisht i Lulzim Bashës, faktet ia kam treguar Berishës

-640-0-1657552430xkokalari-kellici-112

Aktivistja Evi Kokalari ka sulmuar kreun e FPRD-së Belind Këlliçi, për të cilin këmbëngul se ka manipuluar votat për Këshillin Kombëtar të PD-së.

Ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Pikat mbi i” Kokalari deklaroi se Këlliçi duhet larguar nga drejtimi i forumit rinor për shkak se i ka kaluar mosha.

Ajo e cilëson atë një bisht të ish-kreut të PD Lulzim Basha.

“Zoti Këlliçi nuk është forumi rinor.  Ai nuk duhet të jetë kryetar. Është mbi moshë. Ka ardhur koha të mbahen zgjedhjet e reja që kryesia të zgjidhet me zgjedhje të lira. Më kanë thënë se kryesia e fundit është zgjedhur në bazë të klaneve të Belind Këlliçit.

Ai ka mbushur 35 vjeç janarin e kaluar. Nuk kam dashur të flas para protestës. E ftoj në një emision që ta debatojmë problemin e votimit dhe manipulimit të votave.

Ai ka luftuar dikë që i ka dhënë PD më shumë se ai. Interesi i vetëm që ai ka është që të bëhet kryetari i PD. Ai është thjesht bishti i Lulzim Bashës. Karrierën e tij e ka nisur në bashki me Lulzim Bashën. E ka udhëhequr FRPD si Basha në PD.”–  tha Kokalari për Këlliçin.

Mes të tjerash, Kokalari tha se ka komunikuar me kryetarët e degëve për të ndaluar zgjedhjen e Këlliçit në postin e nënkryetarit të PD-së kur ai garoi për këtë post.

Kokalari u shpreh se të gjitha faktet që ka mbledhur kundër Këlliçit ia ka vënë në dijeni edhe kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Related Posts

Leave a comment