Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për kthimin e ligjit për Butrintin

-640-0--1200-630-62ca9c6bcccb1

Komisioni i Ligjeve, me votat e mazhorancës, ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin në Kuvend të ligjit për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Kujtojmë se kreu i shtetit e ktheu për rishqyrtim në Kuvend, marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit pasi, sipas tij, cenon Kushtetutën dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës.

Në një dalje për mediat, Ilir Meta argumentoi se praktika e ndjekur nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë, rezulton se nuk ka realizuar dhe nuk ka siguruar mendimin e ekspertizës së pavarur vendase që ka njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit, nënzonave dhe siteve arkeologjike të tij.

Presidenti i Republikës u shpreh se procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, “duke sjellë kështu një produkt jo cilësor dhe një debat publik mbi këtë çështje.”

“Shmang auditimin përmes institucioneve të pavarura kushtetuese të veprimtarisë ekonomike-financiare lidhur me të ardhurat që do të krijohen dhe mënyrën e përdorimit të tyre. Po ashtu për shkak të mungesës së konsultimit gjithëpërfshirës, ky ligj është produkt i një procesi që ka shkelur Rezolutën e datës 19 maj 2022, të miratuar nga Parlamentit Evropian,” tha ndër të tjera Meta.

Related Posts

Leave a comment