Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lëvizte me makinë të blinduar dhe i armatosur, arrestohet 26-vjeçari/ Emri

Screenshot_7-9-750x375-1

Policia e Tiranës arrestoi pasditen e sotme një 26-vjeçar, i cili lëvizte me makinë të blinduar dhe i armatosur. Sipas një njoftimi zyrtar, i arrestuari është Erald Doku.

Ky i fundit u arrestua në kuadër të operacionit “Driving”. Policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër, municion luftarak, bizhuteri floriri, një shumë parash dhe automjeti i blinduar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Driving”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”.

Qarkullonte me armë zjarri në automjet të blinduar, vihet në pranga 26-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër, municion luftarak, bizhuteri floriri, një shumë parash dhe automjeti i blinduar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në Kashar, një shtetas i armatosur po lëvizte me një automjet, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Driving”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Erald Doku., 26 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin E. D. dhe pasagjer shtetasin S. R., 59 vjeç, në Kashar, shërbimet e Policisë, gjetën një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e blinduar, që drejtohej nga shtetasi E. D.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. R., u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, bizhuteri të ndryshme floriri, për të cilat ky shtetas nuk dispononte dokumentacionin përkatës, si dhe një shumë parash. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e burimit të sendeve me vlerë dhe të shumës së parave.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Posts

Leave a comment