Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Greqi, merr flakë dhe shpërthen avioni/ Nuk dihet fati i ekuipazhit. Publikohet VIDEO tronditëse

-800-0-9476b36ea00c5d7347f4159355b4442f

Një alarm është dhënë në zonën e Kavallës, pak para orës 11 të mbrëmjes, pasi një avion ka rënë në rrugën që lidh Antifilipin me Palaiohorin në Greqi. Protothema shkruan se sipas komandantit të AAC-së Konstantinos Litsarakos, avioni, i cili me siguri ka qenë i ngarkuar me mallra dhe u rrëzua 40 kilometra nga aeroporti i Kavallës në rrugën nga Serbia për në Jordani, donte të bënte një ulje emergjente në Kavalla. Megjithatë, ai nuk ia doli.

Raportet tregojnë se avioni humbi motorin e tij të katërt në ajër dhe mori flakë. Edhe pse ka lajmëruar nuk ka arritur të zbresë. Nuk dihet se sa persona ndodheshin në bord dhe nëse ai u rrëzua në një zonë banimi. Avioni, siç shihet nga videoja, ka marrë flakë dhe pas tij ka ndodhur një shpërthim.

Në vendin e rënies janë drejtuar forcat zjarrfikëse dhe ambulancat, ndërsa në fshatrat përreth është ndërprerë furnizimi me energji elektrike.

 

Related Posts

Leave a comment