Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Një rrëfim për një ditë të bukur…

1403148_10202573261153623_1268446218_o
Enver Robelli
Shkrimtari zviceran Max Frisch jo vetëm ka shkruar romane të mira, por ka qenë edhe pronar i një veture të mirë. Jaguar 320. Në veprën e tij «Zhurnali i Berlinit», Frisch shkruan se shpesh kishte parë ëndërr se i ishte vjedhur kjo veturë, për të cilën thoshte se më 1967 kishte paguar 31 mijë franga. Frika e tij ishte e pabazuar, veturën nuk ia vodhi askush. Në nëntor 1990 Frisch ia dhuroi veturën regjisorit Volker Schlöndorff, i cili e ka xhiruar si film romanin «Homo Faber» të Frischit. Sivjet Schlöndorff ia dorëzoi veturën Arkivit të Max Frischit në Zürich. Përgjegjësit u hutuan: ç’të bënin me këtë veturë? Është gjetur një zgjidhje: vetura tani qëndron në Muzeun e Komunikacionit të Zvicrës (në Luzern). Rivali letrar i Frischit ishte Friedrich Dürrenmatt. Veturat e tij: Opel Rekord, Opel Kapitän dhe Chevrolet Bel Air. Dürrenmatt nuk ishte shofer i mirë. Dhjetë aksidente të shkaktuara prej tij janë të protokolluara. Friedrich Dürrenmatt vdiq më 1990, Max Frisch më 1991. Volker Schlöndorff është ende gjallë, 83-vjeçar. Ndoshta kjo është mosha më e mirë për të mos drejtuar më automjetin…
Rrëfimet më të bukura (dhe nganjëherë më interesante) i shkruan jeta.

Related Posts

Leave a comment