Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Putin pranon krizën: Nuk mund të zhvillohemi të izoluar nga bota, pres projekte

download

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se vendi i tij po has probleme të mëdha sa i përket teknologjisë së informacionit për shkak të sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur si përgjigje ndaj luftës në Ukrainë.

Shefi i Kremlinit tha gjithashtu se do të jetë e pamundur që Rusia të shkëputet nga pjesa tjetër e botës. “Është e qartë që nuk mund të zhvillohemi të izoluar nga bota dhe nuk ka për të ndodhur.

Në botën e sotme nuk mund të vendosësh një gardh të madh rreth vetes. Thjesht është e pamundur”, tha Putin në një takim me ministra ta kabinetit qeveritar.

Shumë kompani të mëdha të fushës së teknologjisë, si Apple, Microsoft dhe Intel, kanë pezulluar punën në Rusi, ose janë larguar totalisht nga vendi, pas vendimit të Putinit për të futur trupat në Ukrainë më 24 shkurt.

Për këtë, Putin kërkoi ndihmën e kompanive vendase, të cilat sipas tij, mund të ofrojnë projekte për të ndihmuar në sistemin financiar rus dhe për të tërhequr kapital vendas për zhvillimin e tyre.

Related Posts

Leave a comment