Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shakirën e ‘kaplon’ stresi pas ndarjes/ Këngëtarja përballet ‘dhëmbë për dhëmbë’ me mediat

auto_165455486210601658139277

Shakira po kalon një situatë të komplikuar.

Krahas ndarjes me Gerard Pique, këngëtarja po vuan një presion të madh nga mediat. Këto të fundit mësohet se qëndrojnë edhe jashtë shtëpisë së artistes, të gatshëm për të mësuar çdo detaj nga jeta e saj ‘pas ndarjes.’

Ky presion ka bërë që Shakira të shpërthejë dhe të përballet me shtypin, ku një incident pranë makinës e ka shtyrë këngëtaren të reagojë.

Siç zbulohet nga ‘Socialite’, Shakira gjatë përballjes së fundit me gazetarët ka nxjerrë celularin e saj dhe është përpjekur t’i regjistrojë.

Ishte një gjest ky që tregoi stresin e Shakirës pas ndarjes së saj nga qendërmbrojtësi i Barcelonës. Të dy i dhanë fund lidhjes së tyre disa javë më parë pas 12 vitesh bashkë.

Më herët, teksa Tonino, vëllai i saj zbuloi se motra e tij është në humor të mirë, nëna e autores së hitit ‘Waka Waka’ i habiti të gjithë duke u shprehur se dëshiron një pajtim mes vajzës së saj dhe futbollistit.

Kjo deklaratë e fundit bëri që Shakira t’i kërkojë nënës së saj maturi ndaj mediave pasi ajo foli publikisht në dy raste.

Shakira dhe Pique shpresojnë të zgjidhin të gjitha problemet që lidhen me ndarjen e tyre. Për këtë arsye, të dy e kanë lënë situatën në duart e avokatëve të tyre.

Related Posts

Leave a comment