Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sulmi kibernetik në Shqipëri, Ministria e Jashtme ndërpret shërbimet konsullore online

auto_ministria-e-jashtme-3-780x439-11658140110

Për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës qeveritare e-Albania në Shqipëri, janë ndërprerë edhe shërbimet konsullore online deri në një njoftim të dytë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se “sulmi kibernetik ka dëmtuar sistemin online.

I cili mundëson aksesin e qytetarëve dhe strukturave përgjegjëse për aplikimin dhe dhënien e dokumenteve biometrike për të gjitha konsullatat shqiptare në botë”.

MEPJ thekson se “është në kontakt të vazhdueshëm me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila po punon për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së pazakontë dhe i bën thirrje qytetarëve të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mosaksesimit të shërbimeve publike”.

Related Posts

Leave a comment