Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Beqaj 8 orë në SPAK, zbardhet dëshmia: Procedurat e ligjshme, s’kam përfituar asgjë

-640-0-1658226999xbeqaj-837

Një ditë pas marrjes në pyetje të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj mësohet qëndrimi i tij përpara dy prokurorëve Ened Nakuçi dhe Edvin Kondoli.

Beqaj ka deklaruar se “ka zbatuar të gjitha detyrimet për aq sa i lejon ligji për dhënien e koncesionit”. Sipas tij koncesioni është dhënë kundrejt të gjitha procedurave ligjore.

I pyetur për lidhjen që ka me biznesmenin që fitoi tenderin me vlerë 100 mln dollarë për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale, Beqaj mohoi  të ketë njohje apo lidhje shoqërore me të.

Hetuesit konfirmojnë se Beqaj ka dhënë dëshmi si person që ka dijeni për dhënien e koncesionit dhe ndaj tij deri më tani, nuk është regjistruar ndonjë procedim penal apo hetim. Beqaj u mor në pyetje një ditë më parë, ku qëndroi për më shumë se 9 orë në SPAK.

Hetimi për sterilizimin nisi 3 vite më parë pas kallëzimit të nismës “Thurje” për akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe shkeljes së pabarazisë në tendera për këtë çështje në pyetje deri më tani janë marrë rreth 20 persona mes të cilëve ish-ministri Shëndetësisë, mjekë, dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave si dhe zyrtarë të tjerë të ministrisë.

Related Posts

Leave a comment