Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Hapja e negociatave me BE-në, Rama: Shqiptarët s’u dorëzuan për ëndrrën evropiane

auto_unnamed_41658217397 (1)

Kryeministri shqiptar, Edi Rama deklaroi nga Brukseli, se Shqipëria nuk është dorëzuar kurrë, pavarësisht pengesave për rrugën e saj evropiane.

Në ditën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, që shënon hapjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian Rama tha se ky është fundi i fillimit.

Shumë faleminderit mbarë popullit shqiptar, i cili kurrë s’u dorëzua dhe kurrë nuk reshti së ëndërruari ndjekjen e rrugëtimit evropian dhe falë të cilit ne qëndruam në këmbë pas 3 vitesh kaq shumë të ndërlikuar, ku refuzimet e Këshillit të Evropës nga njëra anë dhe tërmeti, pandemia, lufta, nga ana tjetër krijuan një situatë të vështirë, por që na forcuan më shumë se ç’ishim. Ky është fundi i fillimit, situata është kjo që është, ne thjesht na duhet të ngremë dhe të ndërtojmë një Shqipëri evropiane dhe të fortë dhe një Ballkan të Hapur Perëndimor”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.

Në një deklaratë të përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrin e Republikës së Çekisë, Petr Fiala, Rama shprehu mirënjohje për të gjithë mbështetësit e Shqipërisë në rrugën evropiane.

Dua të falënderoj së pari dhe kryesisht presidenten e Komisionit znj. Urusla, e cila e di dhe dinte sesi të bëhej një prani gjermano-ballkanike në këtë ndërtesë dhe të luftonte të dy ne, për BE-në dhe për Ballkanin Perëndimor, të luftonte për të tërë shtetet anëtare dhe për ne, vendet aspiruese. Ndërkohë dua të falenderoj një tjetër zonjë gjermane që s’është më tashmë aktive, por pa të nuk do të ishim këtu sot, e cila është znj. Angela Merkel. Ajo ka ditëlindjen dhe do të doja t’i uroja gjithë të mirat. Pa përpjekjet e tepërta të Presidencës franceze, dhe Presidentit francez Emanuelit dhe ekipit të tij që kanë punuar pa reshtur dhe pa u lodhur, veçanërisht gjatë Samitit të NATO-s, natë e ditë, e kanë dëshmuar këtë gjë, që të mbërrinin në propozimin përfundimtar francez, i cili shtroi rrugën për zhbllokimin e një situate absurde”, u shpreh Rama.

Related Posts

Leave a comment