Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Parashikimi i motit 20 korrik 2022

moti-2-696x399

Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vendit përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relivet malore në jug dhe lindje. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe luginave hera-herës fiton shpejtësi deri në 6-10m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 16 deri 34°C
në zona e ulëta 16 deri 37°C
në zona bregdetare 18 deri 34°C.

Rajoni i Ballkanit po përfshihet gradualisht nga depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut. Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë si dhe vranësira kalimtare në orët e mesditës dhe ato të pasdites në relievet malore.

Sa i përket Kontinentit Europian pjesa më e madhe e tij është përfshirë nga një valë e të nxehtit shkaktuar depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika e Veriut. Moti parashikohet i kthjellët si dhe temperatura tepër të larta kryesisht në pjesën perëndimore. Në pjesën lindore dhe atë veriore të rajonit në mesditë zhvillim të vranësirave dhe reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Related Posts

Leave a comment