Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Miratohet harta e re gjyqësore, Manja: Në gjykatat që do mbyllen nuk do cënohen shërbimet

-640-0-1658392469xulsi-manja-767x450-273

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar harta e re gjyqësore e propozuar nga KLGJ.

Ai tha se në Gjykatat që do të mbyllen nuk do cënohet asnjë shërbim gjyqësor.

“Sot është miratuar harta e re gjyqësore , do të jenë 13 gjykata të shkallës së parë të Apelit të Përgjithshëm dhe ky është një hap i rëndësishme i Reformës në Drejtësisë. Është produkt i një punë të shkëlqyer tre vjeçare të Këshillit të lartë Gjyqësor.

Në Gjykatat që do të mbyllen nuk do cënohet asnjë shërbim gjyqësor. Implementi i hartës do të bëhet me faza. Harta e re do të standardizojë kohën e mesatares së dhënë të vendim , do të ulë kostot e dhënies së drejtësisë. Këtë fazë tranzitore do ta shfrytëzojmë për ndërgjegjësim dhe përfshirje të qytetarëve.

Qytetarët do t’i marrin të gjitha shërbimet gjyqësore në strukturat ekzistuese të Gjykatave. Implementimi i hartës  do të bëhet me faza. Më 1 shkurt do të kemi përqendrimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, në 1 maj do të jenë Gjykata e shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe më 1 korrik do të jetën Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë”, tha Manja.

Related Posts

Leave a comment