Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pas SHBA-së edhe Britania e Madhe shpall listën e “non gratave”. Shqiptarët në listë!

britani-1

Britania e Madhe i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat tashmë i kanë shpallur shumë politikanë të rëndësishëm “non grata”.

Britania ka dhënë sot një mesazh të fortë për politikanët shqiptarë të lidhur me krimin dhe të korruptuar, teksa thekson se “Promovimi i krimit dhe korrupsionit, qoftë në Ballkanin Perëndimor apo gjetkë nuk do të jetë pa pasoja dhe ju nuk do të jeni të mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar”.

Më tej, thuhet se “Këtë javë ne ndërmorëm veprime kundër disa individëve shqiptarë me lidhje të dokumentuara mirë me kriminalitetin dhe korrupsionin. Kjo është vala e parë e një sërë veprimesh, që synojnë të inkurajojnë llogaridhënien dhe t’i japin fund mosndëshkimit. Mbretëria e Bashkuar ka një sërë mjetesh në dispozicion për të penguar individë me lidhje me krimin dhe korrupsionin, duke përfshirë emigracionin dhe përçarjen ekonomike”.

Shkrimi i plotë i Sir Stuart Peach:

Kryeministri britanik më ka ngarkuar me detyrën për të forcuar marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor- përmes shtimit të lidhjeve tregtare dhe investimeve, bashkëpunimit kulturor, rritjes së sigurisë energjetike dhe mbrojtjes, si dhe duke luftuar krimin e organizuar së bashku.

Unë jam një mik i rajonit, e kam vizituar shpesh dhe sapo jam kthyer nga një vizitë në Tiranë, Shkup dhe Podgoricë, ku kam marrë një mesazh të fortë e të qartë nga qytetarët e të gjithë shtresave; të rinjtë po largohen. Të nxitur nga mungesa e mundësive dhe të zhgënjyer nga korrupsioni i rrënjosur, ata ndiejnë se nuk mund të arrijnë sukses nëse nuk kanë lidhje politike. Ata kërkojnë nga ne t’i ndihmojmë për të ndërtuar një shoqëri më të mirë dhe t’i bëjmë udhëheqësit e tyre të marrin përgjegjësitë e tyre.

Related Posts

Leave a comment