Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Atentati në Milot/ Pistat ku po heton policia dhe lidhja me viktimat e masakrës në Fushë-Krujë

atentat-750x375

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje rreth atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç, ku ka mbetur i vdekur Klisman Preçi dhe është plagosur rëndë 46-vjeçari Ylli Brahimi.

Sipas Klodiana Lalës, pistat ku po heton policia dhe lidhja me viktimat e masakrës në Fushë-Krujë

Policia dhe prokuroria janë fokusuar tek e kaluara e personazheve duke qenë se ka ndodhur në oborrin e banesës së Ylli Brahimit një personazh i njohur për policinë. Policia po heton tek lidhjet dhe problematikat jashtë vendit.

Është një atentat i mirë-organizuar të dy me rekorde kriminale që i kanë mbijetuar të dy atentateve të mërpashme. Ylli Brahimi është në gjende të rëndë për shkak të plumbave në turp, ndërsa Klisman Preçi është në gjendje më të lehtë.

Viktimat e Fushë Krujës kanë pasur njohje të mërpashme me personat që iu bë atentat këtë mbrëmje, por hetimet janë përfshirë edhe tek lidhjet dhe lëvizjet jashtë vendit. Kjo është një tjetër pistë që po hetohet pasi është një hark i shkurtër kohe pas atentatit të trefishtë. Nga dëshmitarët në një kohë të shkurtër, ku ka vetëm një orë nga ngjarja e rëndë , është mësuar janë pritur nga një tjetër automjet. Po ashtu pritet të këqyren edhe kamerat”, raportoi Klodiana Lala për News 24.

Related Posts

Leave a comment